Viti 2022 po i afrohet fundit, dhe bashkë me të edhe ngjarjet që e kanë bërë të veçantë dhe të papërsëritshëm. Le të shohim së bashku, përmes një viti kërkimesh në Google, listën e pyetjeve dhe kurioziteteve që njerëzit në botë kanë kërkuar në motorin e kërkimit1
Wordle kryeson klasifikimin e Google, “Year in Search” në vitin 2022, duke lënë pas edhe ngjarjet më të mëdha në botë të muajve të fundit.
Kërkimet për lojën e fjalëve arritën kulmin pak pas blerjes nga “New York Times” në shkurt, ndoshta kur njerëzit nisën të kërkojnë adresën e saj të re, ose ata, të cilët nuk kishin dëgjuar kurrë më parë për të dhe donin të dinin se për çfarë bëhej fjalë.
Termi i dytë më i kërkuar në vitin 2022 ishte “Indi vs. Angli”, e cila i referohet përballjes së dy vendeve në Kupën e Botës së Kriketit.
Ukraina renditet e treta në klasifikimin e përgjithshëm të kërkimeve tendencë, si dhe në vend të parë ndër argumentet tendencë të këtij viti. Pjesa më e madhe e njerëzve që janë informuar mbi luftën në Ukrainë kanë kërkuar liveblogs për të mësuar mbi ngjarjet më të fundit dhe informacione mbi viktimat, refugjatët, donacionet dhe konfliktet e armatosura.
“Queen Elizabeth” (Mbretëresha Elisabeta) renditet e katërta, ku në Britaninë e Madhe dhe në ish-kolonitë britanike është bërë pjesa më e madhe e kërkimeve.
Termi i pestë më i kërkuar në Google është një tjetër ndeshje e Kupës së Botës së Kriketit, kësaj here mes Indisë dhe Arabisë Saudite, e ndjekur nga përballje të tjera kriketi dhe nga iPhone 14.
Në bazë të klasifikimit të këtij viti, COVID-19 nuk është në plan të parë në mendjen e njerëzve.
Monkeypox (Lija e majmunit) dhe Roe v. Wade janë temat shëndetësore më të kërkuara.
Disa nga zërat e tjerë në listën e lajmeve tendencë janë mjaft shqetësuese, veçanërisht “Texas School shooting” dhe Uragani Ian.
Kur flitet për njerëzit më të kërkuar të vitit, përdoruesit duket se kanë qenë veçanërisht kureshtarë të dinë rreth tyre. Johnny Depp është në krye të listës së këtij viti, ndjekur nga Will Smith dhe Amber Heard.
Edhe Vladimir Putin ka hyrë në klasifikimin e pesë njerëzve më të kërkuar në Google këtë vit.
Anna Sorokin dhe Simon Leviev, emrat e të cilëve shpërthyen pas daljes së filmit “Inventing Anna” dhe filmit dokumentar britanik, i bazuar mbi ngjarje të vërteta “Tinder Swindler” – janë ndër emrat më të kërkuar këtë vit.
“Thor: Love and Thunder” kryeson listën e filmave më të kërkuar, por Google tha se “si të bëhesh një pilot luftarak” u bë trend falë “Top Gun: Maverick”.
Gjigandi i teknologjisë publikoi edhe kërkimet kryesore të imazheve duke përdorur Lens dhe kërkimet kryesore të këngëve të bëra, duke kënduar një melodi.
Buckingham Palace ishte pikë referimi kulturore në vitin 2022, në bazë të kërkimeve të bëra në Google Maps, ndërsa instalacioni interaktiv “Dark Matter” në Berlin ishte ekspozita më e kërkuar.
Kërkimet
1) Wordle
2) Indi vs Angli
3) Ukrainë
4) Mbretëresha Elisabeta
5) Ind vs SA
6) World Cup
7) India vs West Indies
8) iPhone 14
9) Jeffrey Dahmer
10) Indian Premier League
Lajmet
1) Ukrainë
2) Vdekja e Mbretëreshës Elisabeta
3) Rezultatet e zgjedhjeve
4) Powerball numbers
5) Monkeypox
6) Uragani Ian
7) Vendimi i Johnny Depp
8) Të shtëna në shkollë në Teksas
9) Will Smith Oscars
10) Roe v Wade
Njerëzit e famshëm
1) Johnny Depp
2) Will Smith
3) Amber Heard
4) Vladimir Putin
5) Chris Rock
6) Novak Djokovic
7) Anna Sorokin (Delvey)
8) Andrew Tate
9) Rishi Sunak
10) Simon Leviev
Aktorët
1) Johnny Depp
2) Will Smith
3) Amber Heard
4) Chris Rock
5) Jada Pinkett Smith
6) Joseph Quinn
7) Evan Peters
8) Andrew Garfield
9) Julia Fox
10) Ezra Miller
Njerëz që vdiqën këtë vit
1) Mbretëresha Elisabeta
2) Betty White
3) Anne Heche
4) Bob Saget
5) Aaron Carter
6) Olivia Newton-John
7) Ray Liotta
8) Taylor Hawkins
9) 安倍 晋三 (Shinzo Abe)
10) Ivana Trump
Atletë
1)Novak Djokovic
2) Rafael Nadal
3) Serena Williams
4) Manti Te’o
5) Shaun White
6) 羽生結弦 (Yuzuru Hanyu)
7) Brittney Griner
8) Gerard Piqué
9) Cain Velasquez
10) Carlos Alcaraz
Ndeshje
1)India vs Angli
2) Ind vs Afrika e Jugut
3) India vs West Indies
4) Ind vs Australi
5) India vs Sri Lanka
6) Pakistan vs Angli
7) India vs Pakistan
8) Zimbabve vs Indi
9) Bangladesh vs West Indies
10) Afrika e Jugut vs Angli
Receta
1) पनीर पसंदा (Paneer pasanda)
2) Bolo caseiro (Homemade cake)
3) Tuzlu kurabiye (Salt cookie)
4) Overnight oats
5) zimtschnecken (Cinnamon rolls)
6) Irmik helvası (Semolina halva)
7) панкейки (Pancakes)
8) Baba ganoush
9) Bulgur pilavı (Bulgur rice)
10) Pasta salad
Filma
1) Thor: Love and Thunder
2) Black Adam
3) Top Gun: Maverick
4) The Batman
5) Encanto
6) Brahmāstra: Part One – Shiva
7) Jurassic World Dominion
8) K.G.F: Chapter 2
9) Uncharted
10) Morbius
Shfaqje televizive
1)Euphoria
2) House of the Dragon
3) Moon Knight
4) The Watcher
5) Inventing Anna
6) Dahmer
7) The Boys
8) All of Us Are Dead
9) Sandman
10) Heartstopper
Google Lens: Bimët më të mira për apartamente
1) Philodendron
2) Devil’s ivy
3) Bambusoideae
4) Echeveria
5) Dracaena
6) Fern
7) Jade plant
8) Dumb canes
9) Hoya
10) Alocasia
Këngët
1) Tak Ingin Usai – Keisya Levronka
2) Pasoori – Ali Sethi and Shae Gill
3) Glimpse of Us – Joji
4) Satru 2 – Denny Caknan and Happy Asmara
5) ミックスナッツ – Official Hige Dandism
6) 新 時代 – Ado
7) As It Was – Harry Styles
8) Joko Tingkir – Farel Prayoga
9) Habit – SEKAI NO OWARI
10) Last Last – Burna Boy
Google Lens: Bimët dhe kërpudhat
1) Garden roses
2) Mushroom
3) Damask rose
4) Passion flowers
5) Philodendron
6) Devil’s ivy
7) Hybrid tea rose
8) Miniature roses
9) Chrysanthemum
10) China rose
Google Lens: Kafshët
1)Domestic short-haired cat
2) Tabby cat
3) Polydactyl cat
4) Aspin
5) Labrador Retriever
6) Pit bull
7) European shorthair
8) Hound
9) Munchkin cat
10) Staffordshire Bull Terrier
Google Maps: Pikat kryesore turistike
1)Sky Garden, Londër, Mbretëri e Bashkuar
2) Setas de Sevilla, Sevilje, Spanjë
3) Tanah Lot, Bali, Indonezi
4) HeHa Ocean View, Special Region of Yogyakarta, Indonezi
5) Ponta da Piedade, Lagos, Portugali
6) Oshino Hakkai, Oshino, Japoni
7) Belvedere del Gianicolo, Romë, Itali
8) Petrin Tower, Pragë, Çeki
9) Miradouro de Santa Luzia, Lisbonë, Portugali
10) Wuling, Nantou County, Tajvan
Google Maps: Pikat kryesore kulturore
1) Buckingham Palace, Londër, Mbretëri e Bashkuar
2) Big Ben, Londër, Mbretëri e Bashkuar
3) The Great Pyramid of Giza, Al Giza Desert, Egjipt
4) Christ the Redeemer, Rio de Janeiro, Brazil
5) Royal Palace of Brussels, Brussels, Belgjik
6) Chiang Kai-shek Memorial Hall, Taipei City, Tajvan
7) Songshan Cultural and Creative Park, Taipei City, Tajvan
8) Louvre Pyramid, Paris, Francë
9) Palais Idéal, Hauterives, Francë
10) Gyeongbokgung Palace, Seul, Kore e Jugut
Google Maps: Ekspozitat kryesore
1) DARK MATTER, Berlin, Gjermani
2) Van Gogh London Exhibit: The Immersive Experience
3) Van Gogh: The Immersive Experience – Washington DC
4) Illuminarium Atlanta, Atlanta, Georgia
5) House of MinaLima, Londër, Mbretëri e Bashkuar
6) The Harry Potter Photographic Exhibition, Londër, Mbretëri e Bashkuar
7) Van Gogh Bristol: The Immersive Experience, Bristol, Mbretëri e Bashkuar
8) Van Gogh: The Immersive Experience – Seattle
9) Little Canada, Toronto, Ontario
10) Dinos Alive Los Angeles, Montebello, CA
Hum to Search: Këngët kryesore
1) Pasoori – Ali Sethi
2) Butter – BTS
3) Chaand Baaliyan – Aditya A
4) Heat Waves – Glass Animals
5) Enemy – Imagine Dragons
6) Believer – Imagine Dragons
7) Dynamite – BTS
8) Ainsi bas la vida – Indila
9) Everybody (Backstreet’s Back) – Backstreet Boys
10) Srivalli – Javed Ali