Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jasari” është shtuar edhe një linjë e re ajrore.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për linjën Zagreb-Prishtinë dhe do të filloj nga data 13 dhjetor 2021.
“Njё ndёr linjat mё tё reja qё ёshtё shtuar tani ёshtё edhe ajo e Zagrebit, qe do tё filloj nga data 13 dhjetor 2021 çdo tё hёnё, tё mёrkure dhe tё shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10”, thuhet në njoftim.
Operatoret ajror Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tash mё, kanё publikuar kёto fluturime nё sistemet e tyre pёr shitjen e biletave. www.flyrbp.com, www.airmunich.eu, www.mysky24.com
Kёto fluturime do tё operohen nga kompanitё ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.