Zakone të këqija që duhet t’u thoni lamtumirë në vitin 2021

04/01/2021 2:19 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

“I dashur ditar, gjatë vitit 2021 nuk do të bëj më…”. Mund të nisë në këtë mënyrë lista e objektivave, kushtuar zakoneve që dëmtojnë karrierën tuaj, për t’i lënë pas në 2020-n dhe për t’i zëvendësuar me zakone të virtytshme, pro produktivitetit dhe suksesit.

Sipas revistës “Enterpreneur Europe”, ia vlen të përfitohet nga pozitiviteti që karakterizon javët e fillimit të vitit për të lënë pas zakonet e këqija që përsërisim në sferën profesionale, duke hedhur bazat për një fazë të re.

 Këshilla është të identifikoni (dhe më pas të braktisni) zakonet që dëmtojnë karrierën dhe zakonet, veçanërisht të dobishme, në kohë krizash shëndetësore dhe ekonomike, kur pak a shumë çdo punonjës ndien barrën e paqëndrueshmërisë dhe përjeton çdo ditë frikën e qëndrimit më këmbë.

Siç nënvizojnë ekspertët e Enterpreneur Europe, “ndryshimet e papritura të shkaktuara nga pandemia kanë pasur një efekt zinxhir në botën e punës, duke minuar zakone dhe strategji. Dhe nëse tani jemi dorëzuar në provat e një të ardhme shumë të paparashikueshme, ndryshimi i disa zakoneve në punë, përshtatja me kohën dhe nevojat e reja, janë thelbësore për të përballuar më mirë çdo lloj skenari “.

 

“Ujku i vetmuar”

Kur flitet për sindromën e ‘ujkut të vetmuar’ në sferën profesionale, nënkuptohet që ju synoni të bëni gjithçka vetë, duke bashkëpunuar apo ndërvepruar pak ose aspak me kolegët apo drejtuesit tuaj. Të qenët i pavarur është diçka pozitive, por kujdes të mos lini pas dore punën në grup.

Përdorimi i rrjeteve sociale në mënyrë jo të duhur

Ju nuk mund të publikoni në rrjetet sociale çdo përmbajtje që ju shkon nëpër mend. Çfarëdo profesioni që të keni – mësues, mjek, drejtues, bëni kujdes në përdorimin e rrjeteve sociale. Ato përçojnë një imazh shumë të qartë se kush jemi, të vlerave tona, mënyrës së të menduarit.

Kujdes me thashethemet

Pak thashetheme nuk janë të dënueshme. Por ju duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj tundimit për thashetheme që lidhet me kolegët, drejtuesit, bashkëpunëtorët.

Përdorimi i shpeshtë i toneve të zemëruara

Deri diku, mund të jetë pjesë e temperamentit, por në sferën profesionale është e nevojshme të monitoroni tendencën e shpërthimit të zemërimit, telefonatave akuzuese, email-eve me sarkazëm. Kur bëhet fjalë për punë, ju duhet të përpiqeni gjithnjë të komunikoni me njëfarë gjakftohtësie.

Zvarritja e punëve të bezdisshme

Në çdo profesion ka disa punë më pak të këndshme për t’u bërë, për të mos thënë të mërzitshme dhe të lodhshme. Por thënia “do ta bëj nesër” dhe vazhdimi për një kohë të pacaktuar, krijon një rreth vicioz të ndërlikuar të cilin duhet ta shmangni.

Burimi: Vanity Fair

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of