Banka e Shqipërisë publikoi vendimin e detajuar për “Deuroizimin”, nëpërmjet të cilit rritet përqindja e rezervës së detyrueshme për euron arrin në 12.5 për qind nga 10 për qind që është aktualisht, teksa lehtësohet detyrimi për rezervën në lekë nga 10 % që është aktualisht në 7.5%. Gjithashtu Banka e Shqipërisë ka rishikuar normën e interesit që jep rezervën e detyrueshme. Norma e interesit e remunerimit për rezervën e detyruar në lekë të jetë 100 (njëqind) për qind e normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes. Ndërsa nga qershori 2018 deri në qershor 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në Euro do te mbahet zero.
Rezerva e detyrueshme ulet për lekun, rritet për euron
1. Norma e rezervës së detyruar në lekë, mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat, të jetë në nivelin:
7.5 (shtatë pikë pesë) për qind për kategoritë e detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar dhe që kanë një afat maturimi jo më të gjatë se 12 muaj; dhe b) 5.0 (pesë) për qind për kategoritë e detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar dhe që kanë një afat fillestar më të gjatë se 12 muaj deri në 2 vjet.
Norma e rezervës së detyruar në valutë, mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat, të jetë në nivelin:
a) 12.5 (dymbëdhjetë pikë pesë) për qind për kategoritë e detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar, kur vlera e raportit “detyrime në valutën përkatëse të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar/totali i detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar” për bankën është deri në 50 (pesëdhjetë) për qind; dhe
b) 20 (njëzet) për qind për kategoritë e detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar, për vlerën shtesë të këtyre detyrimeve të bankës që tejkalojnë nivelin 50 (pesëdhjetë) për qind të vlerës së raportit “detyrime në valutën përkatëse të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar/ totali i detyrimeve të përfshira në bazën e rezervës së detyruar ndaj të cilave nuk zbatohet norma 0 (zero) për qind e rezervës së detyruar”.
Për periudhat bazë të rezervës së detyruar, nga qershori 2018 deri në qershor 2019, mbajtja e rezervës së detyrueshme të jetë:
a) në valutë, për vlerën e rezervës së detyrueshme që i korrespondon normës së rezervës së detyrueshme në valutë në nivelin 10 (dhjetë) për qind; dhe b) në lekë, për vlerën e rezervës së detyrueshme që i korrespondon normës së rezervës së detyrueshme në valutë mbi nivelin 10 (dhjetë) për qind. 4. Duke filluar nga periudha bazë e rezervës së detyruar, korrik 2019, mbajtja e rezervës së detyrueshme në valutë sipas pikës 2 të këtij vendimi, të jetë vetëm në valutë. 5. Ngarkohet Departamenti i Operacioneve Monetare me zbatimin e këtij vendimi. 6. Ngarkohet Departamenti i Kërkimeve për publikimin e këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Rimunerimi, interesat zero për euron hyjnë në fuqi në qershor
Pika 1 e vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 39, datë 25.06.2014 “Për miratimin e normës së interesit për remunerimin e rezervës së detyruar dhe të tepricave të subjekteve bankare”, i ndryshuar, ndryshon si më poshtë: “1. Norma e interesit e remunerimit për rezervën e detyruar në lekë të jetë 100 (njëqind) për qind e normës së interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjella të riblerjes, të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në ditën e fundit të periudhës bazë
Pika 2 e vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 39, datë 25.06.2014 “Për miratimin e normës së interesit për remunerimin e rezervës së detyruar dhe të tepricave të subjekteve bankare”, i ndryshuar, ndryshon si më poshtë: “2.1 Për periudhat bazë të rezervës së detyruar nga qershori 2018 deri në qershor 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në USD, mbajtur përkatësisht në USD dhe në Lek, sipas vendimit nr.13, datë 07.02.2018 “Për miratimin e normës së rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, të jetë 0 (zero) për qind.
2.2 Duke filluar nga periudha bazë e rezervës së detyruar, korrik 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në USD, sipas vendimit nr. 13, datë 07.02.2018 “Për miratimin e normës së rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, të jetë 0 (zero) për qind.”
Pika 3 e vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 39, datë 25.06.2014 “Për miratimin e normës së interesit për remunerimin e rezervës së detyruar dhe të tepricave të subjekteve bankare”, i ndryshuar, ndryshon si më poshtë:
“3.1 Për periudhat bazë të rezervës së detyruar nga qershori 2018 deri në qershor 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në Euro mbajtur në Euro, sipas vendimit nr.13, datë 07.02.2018 “Për miratimin e normës së rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, të jetë e barabartë me normën e depozitës të përcaktuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE). Norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në Euro mbajtur në Lek të jetë 0 (zero) për qind.
3.2 Duke filluar nga periudha bazë e rezervës së detyruar, korrik 2019, norma e interesit e remunerimit të rezervës së detyruar në Euro, sipas vendimit nr.13, datë 07.02.2018 “Për miratimin e normës së rezervës së detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat”, të jetë e barabartë me normën e depozitës të përcaktuar nga BQE-ja.”
4. Ngarkohet Departamenti i Operacioneve Monetare dhe Departamenti i Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës me zbatimin e këtij vendimi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.