Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për familjet që kanë humbur familjarët nga pandemia COVID-19. Po ashtu janë ndarë 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor. Janë ndarë edhe 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës si dhe 1 milion euro për kupona ushqimor për familjet në nevojë.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Sipas Qeverisë, këto vendime kanë të bëjnë për ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19, ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor dhe ndihmë për lehonat.
Për masën 3.1 janë ndarë 4 milionë euro e që është për ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19, për masën 3.5 janë ndarë 1 milionë euro për kupona ushqimor për familjet në nevojë dhe për masën 3.5 janë ndarë 7 milionë euro për pagesa për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.
“Qeveria ndan 12 milionë euro për zbatimin e masave 3.1, 3.4 dhe 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Këto masa kanë për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në vendin tonë. 1 milionë euro kupon ushqimi për familjet në nevojë” .
Gjithashtu janë ndarë 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.
“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, por jo më shumë se 60 euro për tre muajt e ardhshëm”, tha Murati.
Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, janë ndarë 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës, që është zbatimi i masës 1 për mbështetje të punësimit.
“Përmes masës 1 – Mbështetja e Punësimit synohet krijimi i vendeve të reja të punës, duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë punëkërkuesit. Nё zbatim tё kësaj mase janë ndarë mjete nё vlerё prej 15 milionё euro për masën 1.1 – rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; masën 1.2 – mbështetja për të punësuarit e formalizuar; dhe masën 1.3 – mbështetja e punësimit të grave”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shuma prej 15 milionë euro, do të mbulojë pjesën e punësimit që do të synoj njëkohësisht edhe rritjen.
“Kemi të bëjmë me propozim vendim për ndarje të mjeteve prej 15 milionë euro që do të mbulonte pjesën e punësimit, ku synon rritjen e punësimit, rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës, në kuadër të kësaj pike ju bëjë thirrje punëdhënësve që të deklarohen punëtorët dhe për mbështetjen prej 1 vjet. E te masa prej 12 milionë euro 4 milionë euro ndahen për familjarët që kanë humbur familjarët e tyre nga Covid-19″.
Vlen tё theksohet se afati i aplikimit për Masën 1.1, 1.2 dhe 1.3 bёhet nё mёnyrё elektronike përmes platformës EDI tё ATK-sё dhe do të jetë i hapur deri më 15 Tetor 2021.
Mё tutje, nё zbatim tё masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive, Qeveria ka ndarë 10.43 milionё euro për subvencionimin e kredive investuese të bizneseve prodhuese e përpunuese.
Këto mjete janë siguruar nga emetimi i “Bonove të Diasporës”, instrument financimi ky që ka pasur për qëllim kanalizimin e kapitalit të diasporës drejt investimeve për ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.