Zbulohet shmangia e lartë e naftës vendase, paguan vetëm 50% të taksave

17/08/2017 10:00 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Prodhimi i naftës vendase ka shënuar një shumëfishim në muajt e parë të këtij viti, teksa rafineria e ARMO është rivënë në punë, pasi u mor në përdorim nga kompania offshore IRTC në shtator-tetor të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, ne relacionin për zbatimin e buxhetit për mesvitin, për 5 mujorin, prodhimi i naftës vendase arriti në 69,243 ton, me një rritje prej 23.7 herësh në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (shiko tabelën në fund: Produktet me kontribut pozitiv).

Nga 207 mijë ton, që ishte konsumi total për të njëjtën periudhë, prodhimi vendas rezulton të ketë zënë 33% të tregut.

Ministria e Financave, në relacion thekson se karburanti prodhim vendas, ka qenë kontribuuesi kryesor në të ardhurat doganore, duke udhëhequr rritjen e të ardhurave me 3.04 miliardë lekë (shiko grafikun në fund: Grafiku 4: Kontribuuesit kryesor në të ardhurat doganore Janar- Maj 2017/2016 (në milion lekë). Në total të ardhurat nga akciza e prodhimit vendas të naftës ishin 27.6 herë më të larta, se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke arritur në total 3.1 miliardë lekë.

Por, këtu këputet zinxhiri. Financat raportojnë vetëm këtë shumë të paguar nga karburantet vendase, ndërsa ky zë mungon në tabelën tjetër, që flet për kontribuuesit pozitivë në të ardhurat nga TVSH. Ndonëse në 5 muajt e parë të vitit u prodhuan 23.7 herë më shumë naftë, ose rreth 66 mijë ton më shumë, kjo rritje e prodhimit nuk ka pasur asnjë kontribut në të ardhurat nga TVSH  (shiko tabelën në fund:  Tabela 5: Kontribuuesit pozitivë në të ardhurat nga TVSH).

Sipas të dhënave të përllogaritura nga Monitor, nga informacioni zyrtar i financave rezulton se nga prodhimi vendas i naftës është paguar vetëm rreth 40 lekë për litër (pra vetëm akciza, që është fikse 37 lekë për litër, por pagesa varion në bazë të densitetit të deklaruar të naftës), ndërkohë që taksimi minimal për një litër naftë është minimumi 80 lekë për litër (përfshirë TVSH-në që është 20%, taksë qarkullimi fiske prej 27 lekë për litër dhe taksë karburanti prej 3 lekë për litër).

Për një prodhim prej rreth 66 mijë ton më shumë, me një çmim minimal prej 140-150 lekë për litër, TVSH e arkëtuar shtesë për 5 mujorin nga nafta vendase duhet të ishte të paktën 2-2.2 miliardë lekë. Por në tabelën e financave për tabelën e kontribuuesve pozitivë në TVSH, kontribuuesi kryesor janë metalet bazë dhe artikujt e tyre me 686 milionë lekë, ndërsa prodhimi vendas i naftës nuk përmendet fare, ndryshe nga tabela e akcizës, ku është kryesori.

 

 TABELA Të dhëna për prodhimin e naftës 5-mujori I 2017
Prodhimi (ton)                        69,243
Prodhimi Litra (1 ton = 1118 litra)                77,413,674
Taksat total të paguara (lekë)          3,153,000,000
Taksat e paguara për litër (lekë) 41
Burimi: Ministria e Financave për prodhimin dhe të ardhurat e arkëtuara, llogaritje të Monitor për taksat e paguara për litër

Burimi: Ministria e Financave

Nga këto të dhëna rezulton se nga prodhimi vendas është arkëtuar vetëm akciza. Sipas legjislacionit në fuqi, momenti i pagesës së detyrimit të akcizës është hedhja për konsum e produktit. Shoqërimi i të gjitha procedurave të deklarimit bëhet nëpërmjet Dokumentit Shoqërues Administrativ DSHA. Të gjithë subjektet që përpunojnë produkte të akcizueshme detyrimisht pajisen me statusin e Depozituesit të Miratuar  (Magazine Fiskale) nga administrata doganore. (pra kur del nga prodhimi drejt magazinës fiskale, paguhet automatikisht akciza). Çdo subjekt duhet të garantojë detyrimet e Akcizës me lëvizje prodhim depozitim. Deklarimi dhe pagesa online bëhet nëpërmjet modulit kompjuterik të instaluar pranë Operatorëve.

Pasi del nga magazina fiskale dhe hidhet në treg duhet paguar taksat e tjera, TVSH, taksa e karbonit dhe e qarkullimit.

Ministria e Financave nuk iu përgjigj kërkesës së Monitor lidhur me totalin e taksave të arkëtuara nga nafta vendase në gjysmën e parë të vitit.

 

 

Tabela 3: Kontribuuesit pozitivë në të ardhurat nga Akciza

Diferencat Janar- Maj 2017/2016
Produktet me kontribut pozitiv
Njësia Sasi % Akciza në milion lekë %
Karburant prodhim vendi Ton 69,243 23.7 herë  më shumë 3,043 27.6 herë më shumë
Gaz i lëngët Ton 6,793 17% 298 nga 0 në 298 mln lekë
Cigare Ton 61 6% 247 4%
Verë Importi mijë lit 568 40% 37 50%
Birrë Importi mijë lit 1,884 20% 32 12%
Efekti total 3,657

Burimi: Ministria e Financave

 

Tabela 5:  Kontribuuesit pozitivë në të ardhurat nga TVSH

Diferencat Janar- Maj 2017/2016
Produktet me kontribut pozitiv
Njësia Sasi % TVSH/ milion lekë %
Metalet bazë dhe artikujt prej tyre Ton (12,165) -5% 686 -21%
Automjete të përdorura Copë 2,675 17% 406 23%
Gaz i Lëngët Ton 6,793 17% 263 67%
Veshje tekstile Ton 1,037 12% 188 15%
Automjete të reja Copë 321 33% 156 32%
Plastika dhe artikujt Ton 1,267 5% 139 9%
Efekti               1,838  

Burimi: Ministria e Financave

 

nafta1

 

nafta 2

 

nafta 3

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of