Zgjedhjet në Amerikë, kosto 6 miliardë dollarë

02/11/2012 2:18 PM 0 komente

Gara mbetet e ashpër, me sondazhet që i japin z. Obama një kryesim prej 0.1 pikë përqindjeje…

 

Michael Bloomberg, kryebashkiaku i Nju Jorkut, mbështeti Barack Obama për president në një lëvizje të papritur që zhvlerësoi përpjekjet e rivalit Mitt Romney për të forcuar pozitat e tij në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë, pas uraganit Sandy.

Z. Bloomberg, që ka qenë edhe demokrat edhe republikan, citoi lidershipin e presidentit lidhur me ndryshimet klimaterike si arsyen kryesore për vendimin e tij, duke thënë se z.Obama kishte “ndërmarrë hapa të mëdha për të reduktuar konsumin e karbonit”.

Megjithëse ky vlerësim për presidentin aktual ka pasur luhatje me kalimin e kohës, z. Bloomberg ishte shumë më i ashpër për z. Romney.

Gara mbetet e ashpër, me sondazhet që i japin z. Obama një kryesim prej 0.1 pikë përqindjeje.

Gjatë fushatave të kësaj jave janë shpenzuar një rekord prej 143 milionë dollarë, duke tejkaluar ndjeshëm shpenzimet në fazat e tjera të garave, ndërkohë që pritet dhe një valë e re spotesh gjatë ditëve në vijim, sipas NBC News/SMG Delta. Qendra  Për Politika të Përgjegjshme ka rritur vlerësimin e saj për koston e zgjedhjeve të vitit 2012 në 6 miliardë dollarë.

Pasi kishte qëndruar disa ditë larg fushatës, për shkak të uraganit, z. Obama iu rikthye garës së tij për t’u rizgjedhur president i Amerikës.

“Në pesë ditë ne do të zgjedhim presidentin tonë të ardhshëm,” tha presidenti, që kishte veshur një xhaketë të ‘Air Force One”, në Las Vegas. “Është më shumë se thjesht një çështje zgjedhjeje mes dy kandidatëve. Ju do të bëni një zgjedhje midis dy vizioneve tërësisht të ndryshme të Amerikës.”

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of