Austria dhe Kroacia konfirmuan këtë të martë rastet e para me Koronavirus, ndërsa vendet europiane po përpiqen të mbrohen nga kjo epidemi që po përhapet me shpejtësi nga Italia. Personi nga Austria është një djalë i ri, i cili së fundmi kishte udhëtuar në Itali, ndërsa dy rastet e para të konfirmuara në Austri, njëri prej personave i përket rajonit të Lombardisë.
Pas përhapjes së virusit jashtë territorit të Kinës, është krijuar një shqetësim në mbarë botën, gjë që është pasqyruar edhe në tregjet e dobëta financiare.
Në ishullin e pushimeve spanjolle në Tenerife, 1.000 turistë nuk janë lejuar të largohen nga hoteli, ku një shtetas italian kishte simptoma të virusit, ndërsa një shkollë në Cheshire të Anglisë është mbyllur, pasi nxënësit e saj ishin kthyer nga një udhëtim skijimi në veri të Italisë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom, deklaroi në Gjenevë se nuk është ende koha të shpallet COVID-19 një pandemi, dhe se koronavirusi është tashmë një emergjencë e shëndetit publik në nivelin më të lartë të alarmit.
“Përdorimi i fjalës pandemi tani nuk përshtatet me faktet,” tha ai, “por sigurisht që shkakton panik. Përdorimi i fjalës nuk do të parandalojë një infeksion të vetëm ose do të shpëtojë një jetë të vetme. “OBSH nuk ka asnjë provë të “përhapjes së pakontrolluar globale”, tha ai, por COVID-19 “absolutisht” ka potencialin për t’u bërë një pandemi.
Ndërkohë shteti fqinjë Itali është mbërthyer nga COVID-19, pasi harta e prekjes nga ky virus është shtrirë edhe në jug të vendit. Sipas mediave italiane, një turist nga Bergamo që ishte prekur nga koronavirusi është zbuluar në Palermo.
Italia ka mbyllur të paktën dhjetë qytete në rajonin verior të Lombardisë dhe epiqendrën e grupit Veneto, Vo’Euganeo.
BE ka premtuar 230 milionë euro për të luftuar shpërthimin në Itali dhe vendet e tjera antëtare të unionit, por nuk ka vendosur kufizime në udhëtime apo tregti.
Mbi 2700 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka kaluar mbi 80 mijë perosna.