Zgjidhja softuerike do të kryejë të gjitha funksionet e fiskalizimit

09/01/2021 10:04 PM 0 komente

Flet administratori i kompanisë, Communication Progress, z. Gentian Likaj

 

Communication Progress (CP) është një nga kompanitë e certifikuara për procesin e fiskalizimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Administratori i kompanisë me përvojë prej mbi 20 vitesh në tregun e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, z. Gentian Likaj, thotë në një intervistë për “Monitor” hapat që duhet të ndjekë biznesi i mesëm dhe i madh në lidhje me procesin e fiskalizimit dhe faturimit elektronik

 

Cila është zgjidhja që ofron kompania juaj lidhur me procesin e fiskalizimit?

Si një kompani me përvojë shumëvjeçare në treg, ne synojmë t’u shërbejmë klientëve tanë, duke u ofruar një produkt të konsoliduar, i cili përshtatet sipas kërkesave të tregut apo ndryshimeve të bazës ligjore. Për t’i shërbyer në periudhë afatgjatë kategorisë së mesme dhe të madhe të biznesit, kemi zhvilluar një program softuerik autentik të quajtur “Impro”, me anë të të cilit, në mënyrë të qendërzuar, mundësohet menaxhim i plotë financiar, operacional dhe burimesh njerëzore, bashkë me procesin e fiskalizimit në një paketë të vetme. Oferta jonë nuk kufizon në përzgjedhje, sepse e ofron fiskalizimin edhe si modul më vete, me mundësi integrimi, me sistemet ekzistuese financiare të secilës kompani.

 

Pse një biznes duhet të punojë me program softuerik, kur mund të përshtasë kasën për sistemin e ri?

Fiskalizimi është një proces rregullues me kritere dhe specifikime teknike të përcaktuara nga DPT dhe AKSHI. Realizimi i tij kërkon një sistem softuerik të certifikuar, i cili përmbush të gjitha këto kritere dhe pikërisht kjo është ajo që ne ofrojmë me “Impro”.

Në sistemin tonë softuerik, kasa zëvendësohet me konfigurim të pajisjes elektronike, sipas specifikimeve teknike të fiskalizimit dhe formatet e printimit janë sipas kritereve të përcaktuara nga DPT. Për më tepër, kasa aktuale mbulon vetëm faturimet cash, ndërkohë zgjidhja softuerike ofron fiskalizim të plotë për të gjitha llojet e faturave dhe më tej krijimin e faturës elektronike. Faturat duhet të gjenerohen sipas specifikimeve të përcaktuara në udhëzimet e DPT-së.

 

Çfarë realizohet nëpërmjet programit softuerik të ofruar nga kompania juaj?

Programi softuerik “Impro”, i ofruar nga Communication Progress, mundëson realizimin e të gjitha funksioneve lidhur me fiskalizimin sipas fazave të mëposhtme:

  1. Në fazën e parë të procesit, që nis nga 1 janari 2021, mundësohet lëshimi i faturës elektronike dhe fiskalizimi për transaksionet pa para në dorë midis biznesit dhe enteve publike (B2G).
  2. Në fazën e dytë, që nis zbatimin nga 1 korriku 2021, mundësohet lëshimi i faturës elektronike dhe fiskalizimi për transaksionet pa para në dorë midis bizneseve (B2B).

Zgjidhja e ofruar është fleksibël dhe lehtësisht e përshtatshme për përditësime në të ardhmen dhe mundësi integrimi me programe të tjera ekzistuese.

 

Sa është kostoja e një zgjedhje softuerike për bizneset e vogla, që do të dëshirojnë të përdorin aplikacionin?

Nuk është në fokusin e kompanisë sonë, që të trajtojë kërkesat e bizneseve të vogla, si dyqane apo njësi shërbimi.

 

Nga kontaktet që keni pasur me sipërmarrjet private, a janë ato gati për të kaluar në një sistem të ri për faturimin?

Shumica e sipërmarrjeve punojnë aktualisht me një sistem softuerik dhe ky sistem i ri faturimi mundëson automatizim të procesit aktual, lehtësi e saktësi në komunikimin me DPT-në për fiskalizimin e suksesshëm nga çdo subjekt.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of