Flet drejtuesi i kompanisë, Logical, me përvojë mbi 8-vjeçare në treg, z. Gentian Gjiknuri
Si duhet të veprojnë për procesin e fiskalizimit bizneset e shitjeve me pakicë (dyqaneve me pakicë, marketeve, supermarketeve), të shitjeve me shumicë dhe bar-restorant-hotelerisë?
Drejtuesi i kompanisë, Logical, me përvojë mbi 8-vjeçare në treg, z. Gentian Gjiknuri, shpjegon për “Monitor” se çfarë u ofrohet këtyre bizneseve për këtë proces nga Logical dhe cilat janë hapat që duhet të marrin për të përfituar shërbimin e fiskalizimit.
Logical është një kompani B2B, e cila prej 8 vjetësh ofron zhvillimin e programeve për bizneset e shitjeve me shumicë dhe pakicë, bar-restoranteve dhe hoteleve. Logical është certifikuar si operator për kryerjen e procesit të fiskalizimit në cilësinë e zhvilluesit dhe mirëmbajtësit të zgjidhjeve software.
Shërbimi i fiskalizimit ofrohet nëpërmjet përdorimit të programeve të Logical ku moduli i fiskalizimit është i integruar tërësisht në to, por dhe si shërbim më vete për ato kompani të cilat kanë programet e tyre për lëshimin e faturave. Z. Gentian Gjiknuri, CEO i kompanisë Logical, i pyetur nga “Monitor” tregon për mënyrat e bashkëpunimit që ofron kompania për fiskalizimin:
“Logical është një nga kompanitë e para që u certifikuan nga AKSHI dhe DPT për të kryer procesin e fiskalizimit për bizneset. Shërbimin e fiskalizimit ne e ofrojmë për dy kategori klientësh. Për klientët që kanë produktet tona, apo zgjedhin të blejnë produktet tona, fiskalizimi bëhet shumë i lehtë, pasi moduli i fiskalizimit është i integruar krejtësisht në to.
Së dyti, kemi kategorinë e klientëve që nuk duan të blejnë aplikacione të reja për prerjen e faturave, por duan vetëm shërbimin e fiskalizimit, ne mundësojmë që faturat që gjenerohen nga vetë sistemi i klientit, të fiskalizohen nga Logical. Në këtë rast, Logical deklarohet si mirëmbajtës. Zgjidhjet tona janë të integruara me sistemet financiare (Alpha Web, Financa 5, NAV) dhe në cloud, dhe janë të certifikuara për fiskalizimin.
Që prej tetorit të 2012, Logical ofron zgjidhje për disa nga bizneset më të mëdha në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën. Ne aktualisht kemi mbi 490 klientë që përdorin zgjidhjet tona dhe marrin suport teknik nga Logical, ku përfshihen rrjetet e supermarketeve, bar-restoranteve dhe të distribucionit më të mëdha në Shqipëri, por edhe biznese të të gjithë niveleve, dhe ofrojmë zgjidhje për shitjet, porositë, blerjet, menaxhimin e magazinës, gjenerimin e raporteve, krijimin e ofertave, menaxhimin e klientëve, e-commerce, pagesën e faturave me celular dhe shumë më tepër”, nënvizon përfaqësuesi i kompanisë Logical Sh.p.k.
Për zbatimin e sistemit të ri të faturimit, drejtuesi i kompanisë Logical shpjegon disa nga kushtet kryesore që bizneset duhet të plotësojnë për aplikacionet dhe pajisjet që përdorin, me qëllim që të jenë në përputhje me ligjin.
“Fillimisht, printeri që biznesi përdor, duhet të printojë përmbajtjen e detyrueshme të faturës sipas ligjit dhe duhet të printojë kodin QR në faturë. Për çdo transaksion me para në dorë është i detyrueshëm printimi i faturës, kurse për transaksione pa para në dorë, fatura mund të niset elektronikisht. Faturat duhet të ruhen në formë dixhitale dhe mund të ruhen dhe në cloud. Faturat duhet të ngarkohen brenda 48 orëve, nëse nuk është bërë në kohë reale.
Logical mundëson të gjithë këto dhe më shumë. Aplikacionet dhe pajisjet tona janë të përshtatshme për të mundësuar të gjithë procesin e fiskalizimit dhe ruajtjen e faturave në mënyrë automatike, pa lodhje nga ana e bizneseve. Ne ofrojmë aplikacione në desktop dhe mobile për marketet, supermarketet, distribucionin, magazinën, hotelet, baret e restorantet, të gjithë llojet e dyqaneve të pakicës, bizneset që bëjnë shitje vetëm online, dhe për të gjithë nivelet e bizneseve, nga më të voglat tek më të mëdhatë. Zgjidhjet tona janë të integruara me sistemet financiare dhe në cloud”.
Kompania ofron shërbimin e fiskalizimit për palë të treta dhe në ato raste kur aplikacionet që përdorin bizneset nuk janë fiskalizuar ose nuk kanë mundësi të fiskalizohen.
“Si shembull, për fiskalizimin e palëve të treta nga Logical përmendim rastet kur aplikacioni është krijuar nga kompani zhvilluese jashtë Shqipërisë që e ka jo të mundur të certifikohet, rastet kur aplikacioni është krijuar brenda vendit nga kompani zhvilluese të pacertifikuara për fiskalizim, ose rastet kur aplikacioni është krijuar së brendshmi nga vetë klienti pa mbështetje nga palë të treta. Edhe për këta skenarë, Logical garanton fiskalizimin e dokumenteve duke funksionuar si një ndërmjetës dhe lehtësues i procesit të fiskalizimit me platformën e tatimeve”, pohon z. Gentian Gjiknuri.
Për bizneset e interesuara për aplikacionet software, kompania ka përgatitur edhe oferta që do të konsiderohen të leverdishme për subjektet. “Tashmë, të gjithë bizneset duhet të fiskalizohen sipas ligjit. Viti 2021 do të jetë një vit, kur ky proces do të përfshijë të gjithë llojet e bizneseve, ata që bëjnë transaksione me para në dorë apo jo. Rekomandojmë të gjithë bizneset të na kontaktojnë për të marrë informacion më të detajuar rreth procesit të fiskalizimit, të specifikuar për biznesin e tyre.
Ne e kemi si politikë kompanie të përgatisim oferta dhe paketa specifike për çdo klient, sipas nevojave specifike të biznesit të tyre. Për këtë arsye, në një kontakt të parë pas një seri pyetjesh zbulojmë se çfarë i duhet klientit specifikisht, asgjë më pak, asgjë më tepër, dhe përgatisim paketën dhe ofertën specifike për ta, pra ne modelojmë zgjidhjet tona sipas nevojave të biznesit.
Ne si Logical sh.p.k. kemi një përvojë mbi 8-vjeçare në treg, duke punuar me kompanitë më të mëdha në Shqipëri, por dhe me biznese të çdo madhësie. Përveç produkteve dhe shërbimeve, ne ofrojmë konsulencën e duhur për bizneset që ata të jenë të suksesshëm.
Dhe në procesin e fiskalizimit që kemi filluar me shumë biznese, klientë të vjetër e të rinj, ofrojmë të njëjtin shërbim: proces të organizuar për implementimin e produkteve, shërbim të dedikuar nga stafi implementues dhe trajnues, suport afatgjatë për zgjidhjet që ofrojmë. Bizneset e interesuara mund të na kontaktojnë në [email protected] për t’u lidhur me ne dhe për të marrë një ofertë të personalizuar”, përfundon z. Gjiknuri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.