Zhdoganimet “Pa letër”, Kosova aplikon e para në Ballkan

25/06/2015 12:55 PM 0 komente

Dogana e Kosovës ka lancuar projektin e ri, për t`iu krijuar kompanive lehtësira në të bërit biznes. Koncepti zhdoganimet “Pa letër” (Paperless), që u përurua në Terminalin Doganor në Prizren, ka për qëllim eliminimin e procedurave dhe barrierave administrative, si dhe përshpejtimin e procedurave të zhdoganimit të mallit.

Kosova bëhet vendi i parë në Ballkan që aplikon sistemin e zhdoganimit “pa letër”, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së.
Drejtori i Doganës Lulzim Rafuna e quajti një hap të madh dhe se kjo do të ndihmojë në uljen e kostos e të bërit biznes.

“Për ne është një hap i madh që e zhvillon doganën tonë dhe iu afrohemi standardeve të Bashkimit Evropian. Me këtë, do ta ulim koston e të bërit biznes dhe koston administrative, më pas do ta ulim burokracinë që ka ekzistuar në ndarjen në administratë të dokumentacionit me letër fizike. Po ashtu, ky është një lehtësim për tregti, pasi në kohë më të shkurtër malli do të shkoj te konsumatori”, deklaroi Rafuna, shkruan Kosova Press.

Ai gjithashtu tha se Doganës ky hap i mundëson që burimet të cilat i ka dogana në dispozicion t’i koncentrojnë te kontrollimi më i plotë i mallit. Sipas tij të gjithë këta janë hapa pozitivë që i kontribuojnë shtetit dhe reformave që i kanë marrë në doganë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of