Zhvillimet në teknologjinë e telekomunikacionit në Shqipëri
Performanca e rrjetit të One Albania rezulton më e mira në vend.
Intervistë me Z.Ilir Duka, Drejtor Teknik
Z.Ilir Duka| Drejtor Teknik
Z. Duka, pasi One Albania përfundoi me sukses transferimin e abonentëve të ALBtelecom në rrjetin One u publikua një raport nga kompania OMNITELE, ku matjet treguan se One Albania është rrjeti më i mirë në vend. Mund të ndani me ne se çfarë është OMNITELE dhe çfarë metodologjie ka ndjekur ajo gjatë testimeve?
Në lidhje me konsolidimin e rrjetit, migrimin e abonentëve dhe ribrandimin, ONE Albania po kërkonte një palë të tretë, të pavarur për të krahasuar përvojën e shërbimit të rrjetit me konkurrencën.
Prandaj, ne zgjodhëm OMNITELE për të matur dhe krahasuar shërbimet e ofruara nga rrjetet shqiptare. OMNITELE është një kompani konsulente e pavarur e rrjeteve celulare, e njohur ndërkombëtarisht, me një historik të qëndrueshëm me mbi 30 vjet përvojë në industrinë e telekomunikacionit. Kompania u themelua në vitin 1988, duke krijuar operatorin dhe rrjetin e parë celular në botë.
OMNITELE ka kryer fushata sipas standardeve ndërkombëtare në tregje të ndryshme dhe është pozicionuar si një kompani e pavarur konsulence për të mbështetur ONE Albania me një dëshmi të pavarur të cilësisë së rrjetit dhe pozicionit të përvojës së abonentit në treg.
OMNITELE mat dhe vlerëson performancën e rrjeteve celulare nga përvoja e shërbimit të perceptuar nga përdoruesi fundor, duke reflektuar ndikimin real të kapaciteteve të ofruara nga rrjeti mbi kërkesat e abonentëve për shërbime celulare.
Testi i standardeve u krye në dhjetë qytete: Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Durrës, Kukës, Shkodër, Gjirokastër dhe Rrëshen dhe në rrugët kryesore lidhëse mes qyteteve. Është vlerësuar performanca e rrjeteve celulare nga përvoja e shërbimit të perceptuar nga përdoruesi fundor, me shtyllat kryesore që janë përvoja e thirrjeve zanore, përvoja e shërbimeve të të dhënave dhe përvoja e aplikacioneve.
Çdo rrjet u mat në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend me pajisje identike, duke mbledhur mostra të mjaftueshme matëse për analizë të besueshme të rëndësisë statistikore.
Rezultatet ishin mbresëlënëse: ONE Albania mori pikët më të larta në performancën e rrjetit celular në çdo zonë të matur, siç përcaktohet nga OMNITELE. Por nuk është vetëm kjo. Do dëshiroja të theksoja se rrjeti ynë celular tani ofron performancë mbi mesataren evropiane, në rangun që është karakteristik për ligën e operatorëve më të mirë nordikë, si në: Finlandë, Suedi apo Danimarkë.
Z. Duka, si mundet që rrjeti i ONE Albania ka arritur në këto rezultate, konkretisht tani, pas konsolidimit të dy rrjeteve?
Po, rezultatet po vijnë tani, por janë rrjedhojë e përgatitjeve të gjata. Që në vjeshtën e kaluar, ne filluam projektin e konsolidimit të dy rrjeteve shqiptare të ONE dhe ALBtelecom në rrjetin ONE Albania, duke përdorur si bazë rrjetin më modern ONE dhe duke plotësuar rrjetin me vendndodhjet shtesë të sajteve të ALBtelecom dhe rrjetin e fibrave optike.
Konsolidimi i dy rrjeteve i lejoi rrjetit të ri ONE Albania të përdorte vendndodhjet plotësuese të lokacioneve për të përmirësuar mbulimin dhe kapacitetin e rrjetit në zona të caktuara. Si rezultat i konsolidimit, ONE Albania priste të ishte në gjendje të tejkalonte performancën e shërbimit si konkurrenti kryesor që kryeson tregun celular.
Pjesë e këtij konsolidimi ishte edhe transferimi i abonentëve celularë të ALBtelecom në rrjetin celular ONE. Ky bashkim ishte hapi i dytë, pas përfundimit me sukses të bashkimit ligjor të dy subjekteve në ONE Albania, më 1 janar 2023.
Gjithashtu, deri në fund të shkurtit 2023, kapaciteti i përgjithshëm i trafikut në rrjetit ONE u rrit nga 40 Gbit/s në 100 Gbit/s për të akomoduar me performancën më të mirë abonentët e ALBtelecom dhe për të parandaluar ngadalësimet dhe pengesat gjatë periudhave të përdorimit të lartë, si p.sh. sezoni veror në vend. Duke përdorur më shumë spektër, kapacitetet e përmirësuara të rrjetit u shtrinë në shumicën e zonave urbane dhe ato periferike.
Një performancë më e mirë e rrjetit dhe një përvojë më e mirë e abonentit realizohen vetëm përmes investimeve. ONE Albania, si pjesë e Grupit 4iG, ka një mbështejte të konsiderushme, për investime afatgjata, për ndërtimin e një rrjeti celular me kapacitet shumë të lartë. Detajet tregojnë se ONE është më i mirë se konkurrenca në përdorimin e teknologjive dhe inovacioneve më të avancuara, si 4×4 MiMo dhe grumbullimi i transportuesve të rendit të lartë.
Cilat janë avantazhet reale që performanca e rrjetit ONE ofron për përdoruesit? Si ndihen ata me këtë ndryshim, duke iu referuar rezultateve të OMNITELE?
ONE Albania zotëron sot infrastrukturën më të madhe të rrjetit celular në Shqipëri. Sapo kemi migruar me sukses abonentët e ALBtelecom në rrjetin ONE Albania. Rrjeti ynë është i ndërtuar mbi rrjetin celular 4G+, tepër të besueshëm, ashtu edhe mbi infrastrukturën fibër. Bashkimi i infrastrukturave do të thotë se ka më shumë kulla celulare në një zonë të caktuar, gjë që mund të çojë në mbulim më të mirë të rrjetit dhe lidhje më të mirë për pajisjet celulare. Prandaj, përdoruesit tanë mund të kenë një sinjal më të fortë dhe më pak ndërprerje në thirrje, si dhe ritme më të shpejta të transferimit të të dhënave.
Treguesit e standardeve OMNITELE nënkuptojnë që klientët mund të transmetojnë video me figurë të shkëlqyer dhe pa ndërprerje, të kenë akses me një klikim në faqet e tyre të preferuara të internetit dhe të lundrojnë me shpejtësi më të lartë në internet. të përdorin pa probleme aplikacionet e tyre të preferuara, pavarësisht kapacitetit te tyre, të shijojnë lojërat në internet, të postojnë një foto në Facebook më shpejt dhe të bëjnë telefonata me cilësi superiore zëri, pa pasur ndonjë vonesë ose ndërprerje.
Së fundmi, tani që keni arritur rezultatet më të mira sipas OMNITELE, çfarë do të thotë kjo për ju?
Ne jemi të përkushtuar të përmbushim premtimet që i kemi bërë abonentëve tanë dhe t’u ofrojmë atyre performancën më të mirë të rrjetit. Rezultatet e marra nga testet e OMNITELE janë pohim i transparencës dhe integritetit tonë ndaj tyre.
Por nuk mbaron me kaq. Nevojat e abonentëve tanë të kombinuara me ambicien që kemi po na shtyjnë për të parë përpara dhe për të bërë më shumë dhe më mirë. Rritja e teknologjive 5G dhe IoT ka krijuar një nevojë për operatorët e rrjeteve celulare që të përgatisin rrjetet e tyre për të akomoduar kërkesën në rritje për të dhëna dhe lidhje. Kjo përfshin disa hapa që duhet të ndërmerren për të siguruar që rrjeti mund të përballojë rritjen e trafikut dhe kompleksitetin që vjen me përdorimin e këtyre teknologjive.
Në përgjithësi, përgatitja për 5G-në dhe IoT-në kërkon investime dhe përpjekje të konsiderueshme nga operatorët e rrjetit celular, por gjithashtu paraqet një mundësi të madhe për të ofruar shërbime të reja dhe inovative për abonentët.
Konsolidimi dhe transformimi që ONE Albania po vendos në infrastrukturën e rrjetit, përmirësimi i performancës së rrjetit me fokus përvojën e abonentit dhe përgatitja për futjen e teknologjisë 5G janë demonstrimi më i fortë i angazhimit të Grupit 4iG, për t’u bërë një nga investitorët kryesorë në vend në teknologjinë e infokomunikimeve dhe telekomunikacioneve dhe udhëheq këtë treg në ofrimin e zgjidhjeve më inovatore dhe shërbimeve më të mira për abonentët e saj dhe shoqërinë shqiptare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.