Bashkimi Europian zhvilloi një konferencë ndërkombëtare këtë të hënë, me qëllim sigurimin e fondeve për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit. Nga kjo konferencë u garantuan 1 miliard euro ose rreth 1,09 miliard dollarë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha gjatë konferencës virtuale se qëllimi fillestar është që të mbledhin 7.5 miliardë euro, ose 8 miliardë dollarë dollarë, për të filluar punën e menjëhershme, por do të duhen më shumë. Ajo e përshkroi atë si fillimin e një “maratone premtuese” globale.
“Realiteti është që ne do të duhet të jetojmë me virusin derisa të zhvillojmë një vaksinë, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të bashkojmë forcat dhe të bashkojmë paratë dhe mendjet tona për të filluar punën për vaksinat, diagnostikimet dhe trajtimet kundër koronavirusit “, tha ajo./CNN