Komisioni për Ekonominë dhe Financat njoftoi se zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaturat për pozicionin e anëtarit të këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Kandidatet e interesuar që kishin dorëzuar dokumentacionin për këtë pozicionin, të cilët ishin edhe të ftuar në mbledhjen e sotme ishin znj. Violeta Nikleka (Staka), znj. Fatmira Kola dhe znj. Brunilda Isaj. Dy kandidaturat znj. Nikleka dhe znj. Kola bënë prezantimin përkatës në komision.
Mbledhja vazhdoi me seancën e dytë dëgjimore me kandidatët për pozicionin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Kandidatët që kishin dorëzuar dokumentacionin dhe ishin të ftuar në mbledhjen e sotme ishin z. Julian Naqellari, znj. Sonila Rreshka, z. Endrit Bushati, z. Pajtim Melani, znj. Onorita Jata dhe z. Olsi Coku.
Të gjitha kandidaturat e mësipërme bënë prezantimet përkatëse në komision ku shprehën interesin për këtë pozicion vakant.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.