Zinxhiri i borxheve mes kompanive të energjisë, KLSH: Të hartohet plan i saktë për pagesat

03/02/2020 10:00 AM 0 komente

Një auditim i Kontollit të Lartë të Shtetit në Operatorin e Sistemit të Transmetimit që merr parasysh aktviitetin ekonomik në vitin 2017 dhe 2018 ka nxjerrë në pah edhe një herë problematikën e borxheve mes operatorëve brenda sektorit. Raporti i auditimit publikuar pak ditë më parë tregon se mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Operatorit të Transmetimit dhe Koroporatës Elektroenergjetike ka një seri borxhesh që janë si ndaj njëri tjetrit ashtu edhe ndaj palëve të treta të marra si kredi.

Kështu detyrimet e shoqërisë OST SHA ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si autoritet që e ka nën zotërim këtë operator, deri më 31.12.2017, për gjendjen e kredive të nënhuazuara janë sipas valutave: në lekë në vlerën 3,167,696.49 lekë, në euro në vlerën 12,927,914.23 EUR dhe në dollar në vlerën 7,031,933.56 USD, ndërsa për gjendjen e kredive të garantuara janë në vlerën 621,936.50 EUR.

Po kështu detyrimet e OST ndaj KESH sipas Kontrollit të lartë të Shtetit , deri më 31.12.2017, për

“Disbalancat janë në vlerën 766,589,477.62 lekë, për Humbjet janë në vlerën 217,991,343.15 lekë, si dhe për Shërbimet ndihmëse janë në vlerën 9,476,208 lekë.

Ndërsa detyrimet e shoqërisë K. SHA ndaj shoqërisë OST SHA, deri më 31.12.2017, janë në vlerën 616,195,516.24 lekë, detyrime të cila janë kompensuar me anë të Disbalancave në vlerën 616,195,490.36 lekë” vlerëson KLSH.

Po kështu detyrimet  sipas raportit detyrimet e OST SHA, ndaj shoqërisë OSHEE SHA, deri më 31.12.2017, janë në vlerën 9,132,038,191.52 lekë, ndërsa detyrimet e shoqërisë O. SHA ndaj shoqërisë OST SHA, deri më 31.12.2017, janë në vlerën 3,139,348 lekë. “Të ardhurat nga transmetimi i energjisë për shoqërinë Oshee SHA zënë pjesën më të madhe të të ardhurave, por problematikë mbetet arkëtimi i tyre, për arsye se detyrimet e shoqërisë O. SHA ndaj shoqërisë OST SHA, për vitin 2017, janë rritur për vlerën 464,293 mijë lekë” nënvizon raporti.

Lidhur me këtë situatë KLSH ka rekomanduar që Administratori dhe Drejtoria Ekonomike e shoqërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, të merren masa për hartimin e një skeduli me afate të mirë përcaktuara për shlyerjen e detyrimeve të ndërsjellta

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of