Përfaqësuesit e kompanive të Bosnjë Hercegovinës Hepok, Klas, Bulmet Livno dhe Sulltani zhvilluan një takim dje në Ambasadën e Bosnjës dhe Hercegovinës në Kuala Lumpur me përfaqësuesit e të dy zinxhirëve më të mëdhenj të shpërndarjes e shitjes me pakicë në Malajzi Tesco dhe Amshim, pas së cilës u organizua një prezantim i produkteve të BH.
Produktet e paraqitura ishin llookumi boshnjak, kafja ‘Zlatna džezva’, uji mineral ‘Oaza’, produktet gjysëm të gatshme të industrisë Klas si somun, pita, pasta, dhe brumi boshnjak, receli Hepok, lëngjet ‘Sole mio’, cola ‘Sulltan’, si dhe produktet e qumështit Livno të tilla si cincar dhe djathi ‘trappist’.
Të gjitha prodhimet zotërojnë një certifikatë ‘hallall’. Përveç në tregun e Malajzisë, nëpërmjet dy zinxhirëve më të mëdhenj të shitjes me pakicë të Malajzisë produktet BH mund të futen edhe në tregjet e Indonezisë, Vietnamit, Mianmarit. Tailandës dhe vendeve të tjera të rajonit.
Përfaqësuesit e të dy zinxhirëve të shitjes me pakicë të Malajzisë shprehën kënaqësinë sin ë lidhje me cilësinë ashtu dhe çmimet e produkteve të BH.
U dakordua se paraqitja dhe shijimi i këtyre produkteve të organizohet në periudhën e ardhshme në qendrat tregtare në Malajzi raporton Sarajevo Times.