Zona e Zhvillimit Ekonomik Tiranë, shpallet fituesi për planin e biznesit; Investimi 102 mln euro

19/10/2020 11:01 PM 0 komente

Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik Kashar do t’i nënshtrohet studimit për një plan biznesi që do të orientojë më pas investitorët drejt këtij rajoni.

Bashkia e Tiranës shpalli kompaninë fituese ABKONS e cila do të ofrojë këtë konsulencë për studimin e fizibilitetit dhe planin e biznesit të zonës TEDA.

Ky hap erdhi pas miratimit në Komitetin e Investimeve Strategjike më herët gjatë këtij viti të kërkesës së Bashkisë ku argumentohej se zhvillimi i kësaj zone pritej që të sillte 102 milioën euro investime dhe maksimalisht 7 mijë vende pune.

Në dokumente Bashkia Tiranë argumenton se prioritet do të kenë industritë me karakter teknologjik sic janë Industria automobile, ICT dhe elektronike.

“Pavarësisht impaktit së krizës globale në tregun e automobilëve, ky sektor vazhdon të jetë konkurrues dhe premtues. Pikave të forta të rajonit, si konkurrenca, afërsia gjeografike me tregjet europiane dhe forca e lirë punëtore, i shtohet edhe eksperienca historike e vendeve të Ballkanit në periudhën e para viteve 1990, në prodhimin e pjesëve përbërëse të automobilëve.

Duke marrë parasysh të gjithë faktorët e mësipërm, Shqipëria përbën një potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e këtyre industrive, duke marrë në konsideratë forcën punëtore të edukuar, ndër më të rejat në Europë dhe më të lirën, lidhje shumë të mirë me tregjet europiane perëndimore dhe ato lindore” vlerëson dokumenti i Bashkisë.

Konceptet bazë të këtj projekt janë Greenfield, ose, me fjalë të tjera, i personalizuar që në themele. Të gjithë investitorët e interesuar do të kenë mundësinë të marrin me qera konkurruese truallin që u nevojitet dhe të ndërtojnë vetë, në bazë të specifikave përkatëse, facilitetet e nevojshme dhe impiantet e prodhimit.

“Sipërfaqja e përzgjedhur është rreth 35 hektarë, ndërkohë që gjithë sipërfaqja fushore e pandërtuar mund të zgjerohet deri në 150 hektarë, në rast të rritjes së kërkesës. Sipërfaqja totale e zonës mund të ndahet në mënyrë të tille që të krijojë të ashtuquajturat “ishuj”, të diferencuara në mënyrë të tillë që t’i përshtaten tipologjisë dhe madhësisë së kompanive. Në zonë gjithashtu do të jenë të pranishme edhe zyrat administrative dhe të shërbimeve, duke krijuar në këtë mënyrë një ambient me gjithë facilitetet e nevojshme për bizneset”, thuhet në dokument./N.Maho

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of