Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e ofertës fituese të bërë nga Pelikani sh.p.k për zhvillimin e zonës ekonomike Spitallë. Në argumentin e tij KLSH vlerëson se oferta e s kualifikuar e kompanisë Edil Al-IT siguronte një përfitim më të lartë ekonomik por edhe punësim më të madh. Auditimi i posaçëm mbi këtë procedurë të zhvilluar nga ish-Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Auditimi i KLSH
“Nga auditimi rezultoi që KVO ka klasifikuar padrejtësisht në vend të dytë Operatorin ekonomik “Ofertuesi 1” duke sjellë si pasojë:
- potencialisht 54 milionë Euro investime të munguara (kosto e investimit të “Ofertuesi 1” është rreth 93 milionë Euro, ndërsa e bashkimit të operatorëve “Ofertuesi 2” është 39 milionë Euro, ose 54 milionë Euro më pak);
- potencialisht 9,500 vende pune më pak (“Ofertuesi 1” do të punësojë 12,000 punëtore, ndërsa e bashkimi i operatorëve “Ofertuesi 2”, 2,500 punonjës);
- potencialisht të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit, nga mos realizimi i kontributeve për pagesën e sigurimeve shoqërore vetëm për 1 vit për shumën 718 milionë lekë (6,300 x 9,500 x 12); dhe së fundmi
- Risqe të shtuara për ndotjen mjedisore (“Ofertuesi 1” do të investojë në magazina doganore, qendra biznesi, etj; ndërsa bashkimi i operatorëve “Ofertuesi 2”, midis të tjerash do të investojë edhe në ndërtimin e një fabrike ferrokromi, me impakt të lartë mjedisor).
Sa më sipër, KLSH ka rekomanduar marrjen e masave për anulimin e shpalljes fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Ofertuesi 2”, pasi nga auditimi ka rezultuar që si fitues duhet të ishte shpallur operatori tjetër ekonomik “Ofertuesi 1” në ofertën e të cilit parashikohej një investim prej 54 milionë euro dhe punësimi i 9,500 punonjësve më tepër se bashkimi i operatorëve i klasifikuar në mënyrë të padrejtë në vend të pare” vlerëson KLSH.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
me mire nje kompani durresi qe merret me kete pune se sa nje kompani qe pallatesh. une jam vete nga spitalla, dhe njoh disa prej shoqerise pelikan, te pakten me keta merresh vesh dhe ne te zones gjithmone na kane rrespektuar dhe na kane bere dhe rruge dhe krijuar lidhje me energji elektrike. duke qene i zones po beja dhe une disa kerkime per kete projekt, gjeta kete : https://www.facebook.com/pelikantransport/videos/1163536047086490/