ZTE prezanton gamën e re të smartfonëve

15/07/2014 8:26 AM 0 komente

Të mirat:Modele qëu përshtaten kryesisht të rinjve, ekonomikë, dhe që plotësojnë nevojat bazë

Të këqijat:Procesorë jo shumë të fuqishëm

Të përgjithshme:Kjo është gama e re e prezantuar nga shtëpia kineze. Janësmartfonë që bazohen tekAndroid KitKat.

Çmimi:129 euro, 89 euro, 149 euro

 

ZTE, prodhuesi kinez i telefonisë celulare, ndër kompanitë e para në botë, i prezantoi shtypit gamën e re tësmartfonëve të bazuar nëAndroid 4.4 KitKat e qëu drejtohet tërinjve. Tri modelet janë: Blade Apex2, Blade C2 Plus e Blade L2.

TIM ZTE Blade Apex2

Në fakt, ky model është në treg që nga mesi i muajit qershor dhe ofrohet me njëçmim prej 129,90 eurosh, në dy ngjyra, e bardhë dhe e zezë. Bëhet fjalë për një model që i përket nivelit të mesëm, nëse u referohemi specifikave teknike, prezencës sëprocesorit Qualcomm Snapdragon 400 1.2 GHz Quad Core, mbështetur nga 1 GB RAM dhememorie 8 GB për arkivimin e të dhënave, së cilës i shtohet sloti micro SD (deri në32 GB). Përmasat e tij janë: 134,6×67,3×9,6 mm dhe peshon 149 gramë. Blade Apex2 ka një ekran 4.5 polësh FWVGA (480×854 piksel) dhe një kamerë 5 megapiksel me flesh LED e autofokus, së cilës i shtohet edhe një objektiv ballor.Ndërlidhja është e pasur dhenë të do të gjeni: GSM, UMTS e LTE CAT4, pra në gjendje për të suportuar shkarkime deri në150 Mbps. Nuk mungojnë edhe: Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth 4.0 dhe GPS me AGPS, ndërsa bateria është2.000 mAh.

ZTE Blade C2 Plus

Është një model i nivelit hyrës, që ka nisur të shitet nga mesi i muajit korrik me njëçmim prej 89,00 eurosh. Është në ngjyrë të zezë dhe përmasat janë: 126,4×64,8×10,3mm dhe peshon 135,4 gramë, pra kompakt dhe i menaxhueshëm. Prezantimet mbështeten nga procesori Dual-Core 1.3 GHz, 512 MB RAM. Për arkivimin e informacioneve,memoria është4 GB dhe e zgjerueshme deri në 32GB, falë kartës së memories. Bateria është1.600 mAh.

Ekrani i Blade C2 Plus është4 polësh WVGA (800×480 piksel), ndërsa aspekti multimedial karakterizohet nga dy objektiva fotografikë: ai i pasmë 5 megapiksel,i pajisur me flesh LED dhe autofokus, ndërsa ai ballor është 0.3 megapiksel.

Në fund, ndërlidhja parashikon sportin me rrjet GSM dhe UMTS, ndërsa për atë pa kablloështëWi-Fi 802.11 b/g/n dhe Bluetooth 3.0. Në të gjendet edhe GPS me AGPS.

ZTE Blade L2

Blade L2 mbërrin në treg me njëçmim prej 149 euroshdhe në ngjyrë të bardhë. Bëhet fjalë për një model që bazohet te procesori Quad-Core 1.3 GHz dhe mbështetet nga 1 GB RAM dhe një ekran 5 polësh FWVGA (480×854 piksel). Hapësira për arkivim është vetëm 4 GB, por në dispozicion është karta mikro SD (deri 32 GB). Fotokamera kryesore është 8 megapiksel me flesh LED dhe autofokus, ndërsa objektivi ballor është 1 megapiksel.Përmasat janë: 142,5×72,2×8,95mm, peshon 166 gramë dhe bateria është2.000 mAh. Rrjetet janë: GSM e UMTS, Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth 3.0 dhe GPS me AGPS.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of