Në Saint-Pierre-de-Clages, në pjesën frankofone të Alpeve, ndodhet një fshat i vogël malor, ku librat vlerësohen dhe duhen nga të gjithë.
Në këtë vend zhvillohen edhe ngjarje e festivale të librit, të cilat bëjnë bashkë shitësit e librave, autorët, botuesit dhe më shumë se 15 mijë vizitorë.
Swiss book Village
Pavarësisht nëse jeni koleksionistë apo dashamirës të leximit, shitësit e librave në St-Pierre-de-Clages do t’ju mirëpresin brenda fshatit të vogël të librave gjatë gjithë vitit. Këtu mund të ndani me ta pasionin për librat dhe të gjeni shumë të tillë.
Fshati i vogël Saint-Pierre-de-Clages
Për fshatin e vogël të Saint-Pierre-de-Clages ngjarjet letrare përfaqësojnë një moment të rëndësishëm historik për shikueshmërinë dhe turizmin, megjithatë vendi është vërtet i bukur dhe ia vlen të vizitohet gjatë gjithë vitit. Ai ndodhet në komunën Chamoson (u bë pjesë e saj në vitin 1376) në Zvicër dhe është veçanërisht i famshëm për kishën e shekullit XI, me kambanoren tetëkëndore.
Ngjarje letrare dhe jo vetëm
Çdo muaj në Saint-Pierre-de-Clages mund të merrni pjesë tek e shtuna letrare – një seri takimesh me shkrimtarë të famshëm që lexojnë pjesë nga veprat e tyre. Ndërsa gjatë ditëve të tjera ju mund ta kaloni kohën në mesin e librarive historike që ndodhen në sheshin kryesor, në kërkim të librave të rrallë.
Festivali i Librit
Nga data 23 deri më 25 gusht u zhvillua Festivali i Librit. Ky është tregu më i madh i librave të përdorur.
Les Samedis Littéraires
Të shtunat letrare janë një ngjarje e rëndësishme për fshatin e Saint-Pierre-de-Clages. Gjatë këtyre ditëve ftohen shkrimtarë të famshëm që flasin frëngjisht të lexojnë pjesë të veprave të tyre. Hyrja është gjithnjë falas ndaj letërsisë dhe shoqërohet me degustimin e verës. E shtuna tjetër parashikohet të mbahet më 28 shtator.