Zvicra është e njohur për çokollatën e shijshme, orët e shtrenjta dhe për taksimin e ulët ndaj shumëkombësheve. Rreth 24,000 kompani ndërkombëtare kanë zyrat e tyre qendrore në këtë shtet, në mënyrë që të përfitojnë nga marrëveshjet e taksave të ulëta të ofruara nga 26 kantonet e saj, shkruan The Economist.
Në Zug, një kanton pranë Zyrihut, ndodhen rreth 1,800 kompani të ndryshme, duke përfshirë këtu gjigantë të farmaceutikës, firma të kriptomonedhave dhe grupe blockchain-i.
Duke llogaritur taksat federale dhe ato të kantoneve së bashku, Zvicra ka një normë mesatare efektive të tatimit mbi korporatat në 20%, jo shumë poshtë nivelit të Italisë dhe më i lartë se ai i Britanisë (shih grafikun). Por marrëveshjet me kantonet e zvogëlojnë këtë normë deri në 9% për disa firma të mëdha. Kjo normë pritet të ndryshojë pak, pas miratimit të reformave të 19 majit.
Këto reforma u hartuan nën presionin e lartë të Bashkimit Europian, i cili e ka akuzuar në vazhdimësi Zvicrën për praktikat “taksave të dëmshme”. Që
nga janari i vitit tjetër, kantonet do të jenë përsëri ato që do ta kenë në dorë përcaktimin e taksave, por nuk do t’u lejohet më të ofrojnë marrëveshje më të mira për kompanitë e huaja, sesa për ato vendase.
Por jo të gjitha shumëkombëshet zotërojnë mjaftueshëm pronësi intelektuale për të pasur përfitime të larta nga skema të tilla, për shembull tregtarët e mallrave kanë shumë më pak në krahasim me firmat farmaceutike. Përveç krijimit të këtyre marrëveshjeve të reja, kantonet po ulin normat e zakonshme të taksave të korporatave.
Bazeli, veçanërisht i njohur për kompanitë e drogës dhe firmat logjistike dhe tregtare, ajo do të bjerë nga 22% në 13% (duke përfshirë edhe pjesën federale). Sipas Peter Uebelhart nga KPMG, një firmë kontabiliteti, Zvicra “po lëviz çdo gur të mundshëm për të realizuar objektivat e saj”, në mënyrë që të vazhdojë të mbetet konkurruese, edhe duke respektuar standartet ndërkombëtare. Norma mesatare e taksës së kombinuar për të ardhurat e shumëkombëshe në Zvicër do të ndryshojë shumë pak, nga 9-11% në 12-14%.
“Ne mendojmë se shumica e shumëkombësheve do ta konsiderojnë si të pranueshme një ndryshim të tillë, veçanërisht i kombinuar edhe me atraksionet e tjera të Zvicrës, si stabiliteti politik, vendndodhja në qendër të Europës dhe mbi të gjitha, shija e çokollatave të saj”, thotë në fund z. Uebelhart.