Zyrihu, qyteti ku jetohet më mirë, San Francisko, vendi me pagat më të larta

29/05/2019 4:37 PM 0 komente

Rriten çmimet në Eurozonë.

Ky është përfundimi i raportit të tetë të “Deutsche Bank” në lidhje me çmimet dhe standardet e jetës në botë, një studim që analizon tendencat e çmimeve dhe cilësinë e jetës në 56 qytete të mëdha në botë, të rëndësishme për tregun financiar botëror.

 

Zyrihu, qyteti ku jetohet më mirë

Në tre vendet e para për cilësinë e jetës janë Zyrihu, Wellington dhe Kopenhagën, ndjekur nga Edimburgu (4°), Vjena (5°), Helsinki (6°), Frankfurti (13°), Madridi (27°), Milano (35°), Parisi (36°). Qyteti më i keq për të jetuar është Lagos (Nigeri).

Bie vlera reale e pagës neto mujore në pjesën më të madhe të qyteteve europiane: Roma dhe Milano (-13% e – 10%), Oslo dhe Parisi (-11%), Amsterdami, Vjena dhe Madridi (-9%), Frankfurti (-7%); në nivel botëror, pjesa më e madhe e rënies shënohet në Buenos Aires (-45%), Stamboll (-31%), Johanesburg (-26%) dhe në Mumbai e Nju Delhi (-22%). Nëse në pjesën më të madhe të vendeve për vitin 2019, vlera e pagës neto ka rënë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vihet re rritje e vlerës, ku kryeson San Francisko (+31%), ndjekur nga Bostoni (+15%), Nju Jorku (+12%) dhe Çikago (+11%).

Pagat më të larta në San Francisko…

Në vend të parë të klasifikimit botëror të pagave më të larta, është San Francisko me 6,526 dollarë, ndjekur nga Zurihy me 5,896 dollarë dhe Nju Jorku, 4,612 dollarë. Kryeqytetet kryesore europiane ndodhen në mes të klasifikimit: Frankfurti (17°), Parisi (22°), Berlini (26°), Vjena (29°), Milano dhe Roma (31° e 32°) ndërsa në fund të klasifikimit renditen Xhakarta me 362 dollarë, Lagos 236 dollarë dhe Kajro 206 dollarë.

Në krye të qyteteve me qiratë më të shtrenjta është Hong Kongu (ruan kryesimin që prej vitit 2014) me 3,685 dollarë për një apartament me dy dhoma gjumi. Në vend të dytë, San Francisko (3,631 dollarë ) dhe Nju Jorku në të tretin (2,909 dollarë), ndjekur nga qytetet europiane të Zyrihut (4°), Parisit (5°) e Londrës (6°), Dublinit (8°), Amsterdamit (12°), Kopenhagës (13°), Frankfurtit (23°), Milanos (25°), Romës (29°). Qytetet më ekonomike sa u përket qirave të shtëpive janë Nju Delhi (363 dollarë), Bangalori (298 dollarë) dhe Kajro (285 dollarë).

Sa u përket të ardhurave që mbeten pas pagimit të qirasë, në vend të parë është San Francisko me 4,710 dollarë, ndjekur nga Zyrihu me 4,626 dollarë dhe Çikago me 3,298 dollarë. Frankfurti ndodhet në vendin e 12° me 2,048 dollarë; në të 28° Parisi me 1,337 dollarë; në vendin e 29° Madridi me 1,193 dollarë, Milano dhe Roma, në vendin e 30° e 32°, me respektivisht 1,023 dollarë dhe 947 dollarë. Në fund të klasifikimit është Kajro me 64 dollarë.

Zakonet e këqija si pesë birra dhe dy paketa cigare në javë janë vese edhe më të kushtueshme në Melburn (1°), a Oslo (2°) dhe në Sidnej (3°), ku çmimi për këta artikuj është 77,8 dollarë, 77,2 dollarë dhe 76,4 dollarë.

Në Europë, vendet më të shtrenjta në lidhje me këto vese janë Londra, në vendin e 7 në klasifikimin botëror, ndjekur nga Dublini (10°), Edimburgu (14°) Kopenhagën (16°) dhe Parisi (17°). Milano dhe Roma renditen në vendin e 22° dhe 26°, ndjekur nga Madridi, Frankfurti dhe Berlini në 27°, 28° e 35°. (Raporti i plotë: https://www.dbresearch.com/PROD/RPS_EN-PROD/PROD0000000000494405.pdf)

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of