Një zyrtar i lartë evropian tha të martën se Greqia dhe kreditorët e saj evropiane duhet të jenë në gjendje, që javën e ardhshme, të sheshojnë mosmarrëveshjet mbi reformat që vendi duhet të ndërmarrë në mënyrë që të sigurojë këstin e ri të kredisë së shpëtimit.
Komisioneri i Çështjeve financiare dhe ekonomike Pierre Moskovici tha se ndërsa është bërë progres i rëndësishëm deri më tani, ‘tre ose katër’ çështje mbeten ende të pazgjidhura.
Këto përfshijnë masat për mbrojtjen e zotëruesve të hipotekave greke nga ‘dështimi’, si dhe nëse do të imponohen taksa të shitjes mbi arsimin privat – duke filluar nga kopshtet dhe shkollat e deri tek muzika, gjuha dhe mësimet e vallëzimi.
Por Moskovici shprehu besim se do të arreht në kompromis përpara takimit të së hënës së ministrave të financave nga partnerët e eurozonës s Greqisë.
Një përfundim i suksesshëm do të mundësojë kreditorët e Greqisë të zhbllokuo një këst kredie prej rreth 2 miliard euro (2.4 miliardë dollarë), dhe të rifillojë bisedimet për reforma të mëtejshme për një tjetër kredi shpëtimi prej 1 miliard euro. Paratë vinë nga marrëveshja e tretë e shpëtimit që Greqia nënshkroi në verë, pas muajsh ‘të trazuar’ që gati çuan në largimin e vendit nga eurozona.
Hapi i ardhshëm konsiston në fillimin e negociatave mbi mënyrën e reduktimit të grumbullit të madh të borxhit të Greqisë, dhe injektimin e fondeve të taksapaguesve në sistemin e ‘goditur’ bankar të Greqisë – një proces i cili duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti për të ruajtur depozituesit me mbi 100,000 euro në bankë që të mos kontribuojnë në rikapitalizim, raporton US Neës.