E PERDITESUAR/ Alexis Tsipras, kryeministri grek, i qëndroi të martën linjës së ashpër të vendit të tij në raportet më kreditorët, paarësisht dështimit të bisedimeve për paketën shpëtuese në fundjavë.
Në një fjalim që u transmetua live nga parlamenti, z. Tsipras u tha anëtarëve të partisë së tij Syriza se ai do ende që të arrijë një marrëvehsje, por hodhi poshtë masat e rrepta të propozuara, duke i quajtur ato si “poshtëruese për njerëzit tanë”.
Z. Tsipras nuk ofroi propozime të reja, duke akuzuar monitoruesit se po pengonin negociatat dhe duke paralajmëruar: “Beteja jonë më e madhe me kreditorët është ende përpara dhe ne duhet të jemi gati të luftojmë.”
Samit emergjence
Zyrtarët e eurozonës po diskutojnë mbajtjen e një samiti emergjent të dielën ku udhëheqësit të trajtojnë krizën në Greqi si pasojë e frikës që sa vjen e intensifikohet se nuk do të arrihet ndonjë marrëveshje për të thyer ‘ngërcin’ e vazhdueshëm midis Athinës dhe kreditorëve të saj të shpëtimit gjatë takimit të instancave të larta të ministrave të financave të enjten.
Sipas dy zyrtarëve të lartë, ideja e mbajtjes së një samiti të krerëve të eurozonës të qeverisë u hodh në takimet mes përfaqësuesve të kreditorëve të Greqisë të hënën, një ditë pas dështimit të negociatave për zhbllokimin e ndihmës aq të nevojshme prej 7.2 mld euro.
Ata thanë se edhe pse u diskutua ideja, ka rezistencë të konsiderueshme për thirrjen e samitit në mesin e disa kreditorëve duke qënë se cështjet teknokratike si reforma e pensioneve greke dhe normat e taksave zakonisht nuk janë cështje të ‘përgjegjësisë’ së presidentëve dhe kryeministrave të BE-së.
‘Nëse nuk ka asgjë për të diskutuar mes ministrave të financave, nuk do të ketë asgjë për të diskutuar mes kryetarëve,’ tha një zyrtar nga një institucion kreditor i Greqisë.
Kërcënimi i falimentit rëndoi fort në borxhin kombëtar grek, duke i nxitur yield-et e obligacioneve të vitit 2017 të Greqisë mbi 29 për qind për herë të parë këtë vit teksa investitorët tensionuan se vendi nuk do të jetë në gjendje të sigurojë paketën e ndihmës. Në Athinë, humbjet në aksionet bankare nxitën rënien bursës 3.5 për qind.
Përhapja
Shqetësimi u përhap nëpër tregtinë e hershme në tregjet e eurozonës, duke bërë që investitorët të shisnin obligacione portugeze, spanjolle dhe italiane dhe të blinin borxh gjerman, i cili është konsideruar si një nga pasuritë më të sigurta të rajonit. Megjithatë, pasiguria rreth perspektivave të Greqisë dhe lajmi i një samiti emergjent ngadalësoi shitjen massive në obligacionet periferike të eurozonës më vonë gjatë mëngjesit.
Trazirat në obligacione ‘hijezuan’ gjithashtu kapitalet, me indeksin Euro Stoxx 50, treguesi i luhatshmërisë, që arriti në nivelin më të lartë që nga fillimi i janarit.
Yanis Varoufakis, Ministri i Financave i Greqisë, tha se vendi nuk ka plane për të paraqitur propozime të reja në takimin e ministrave të financave, duke sinjalizuar se vendi nuk do të bëjë lëshime të mëtejshme për të zhbllokuar fondet e shpëtimit që nevojiten për të shmangur falimentimin.
Ai tha për gazetën gjermane Bild: ‘Eurogrupi nuk është forumi për të paraqitur pozitat dhe planet të cilat nuk kanë janë diskutuar dhe negociuar më parë në një nivel më të ulët negociatash.’
Greqia vijon të jetë e gatshme për të gjetur një zgjidhje, por kreditorët duhet ti marrin seriozisht propozimet e Greqisë për t’i dhënë fund bllokimit, tha ai, duke i bërë thirrje Kancelares gjermane Angela Merkel ‘të marrë drejtimin’. Aleksis Tsipras, kryeministri grek, ka insistuar publikisht se ai nuk do të paraqesë ndonjë propozim të ri kompromisi në takimin e ditës së enjte, dhe zyrtarët thanë se diskutimi në eurogrupin e ministrave të financave të Greqisë mund të përfundojë në një rezultat sipërfaqësor.