Kryeministri David Cameron e ka ekzagjeruar kërcënimin që do të shfaqte emërimi i Jean-Klod Juncker për të udhëhequr Komisionin Europian, ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Britanisë së Madhe dhe pozicionimi i tij është cilësuar si një blof, tha kreu i komitetit të punëve të jashtme të Gjermanisë.
Cameron rrezikon të mbetet i vetëm në samitin e 26-27 qershor të liderëve të BE-së rreth cështjes se kryesimit të komisionit, krahu ekzekutiv i BE-së që mbikëqyr tregun e vetëm të bllokut. Ndërsa kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbajtur anën e Cameron kundër Junker, shumica e udhëheqësve të tjerë kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për ish-kryeministrin e Luksemburgut.
Cameron, i cili ka planifikuar sot të presë presidentin e BE Herman Van Rompuy për bisedime në Londër, sugjeroi në fillim të këtij muaji se dështimi i tij në këtë cështje mund të rrisë shanset e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga 28-vendet e BE-së, duke nxitur Merkel të paralajmërojë kundrejt përdorimit të ‘kërcënimeve’ për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda bllokut.