Revista “Monitor” kërkon të flasë me individë dhe përfaqësues të bizneseve në Shqipëri, të cilët duan të ndajnë me ne perceptimin e tyre për nivelin e korrupsionit në vend.
A jeni një biznes që në aktivitetin tuaj të përditshëm hasni praktika korruptive që ju vështirësojnë ambientin për të bërë biznes, apo favorizojnë në mënyrë të padrejtë konkurrentin?
A jeni të detyruar që të jepni ryshfet për të fituar një tender apo për të marrë një shërbim nga administrata.
A jeni bërë pre e presionit për të paguar një përqindje të të ardhurave si pagesa nën dorë?
A jeni një individ që duhet ende të paguani për të marrë një shërbim në administratë? A ju është dashur të jepni para nën dorë për të marrë një shërbim mjekësor?
Nëse po, revista “Monitor” dëshiron të flasë me ju.
Ne duam të dimë se si ndikon korrupsioni në aktivitetin tuaj të përditshëm, qoftë biznes apo individ. Ne duam të dimë perceptimin tuaj mbi masat që po ndërmerren për të luftuar korrupsionin në vend dhe efikasitetin e tyre.
Ne duam t’ju sigurojmë se të dhënat tuaja janë të sigurta dhe do të lexohen vetëm nga stafi ynë, me qëllimin e identifikimit të problematikave dhe raportimit sa më korrekt të tyre.
Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, pa marrë më parë pëlqimin tuaj.
Për të marrë pjesë në raportimin tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të emailit: [email protected] ose përmes rrjeteve tona sociale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Te nderuar, ky sondazh nuk eshte korrekt, dhe te lejoje zgjedhjen shume opsionale te alternativave. Gjithashtu pyetjet jane sugjestive, dmth qe rezultati eshte i pritshem ne ate qe ju pyesni . FLM
Vleresime maksimale per idene e te tilla sondazheve profesionale.Ka vend ende per sugjerime dhe permiresime,por gjithsesi si praktike eshte per tu pershendetur.Uroj mos te keqperdoren rezultatet e sondazheve dhe besimi i atyre qe i jane pergjigjur sondazhit.
Faleminderit. Jo nuk i keqperdorim, rezultatet i nxjerrim ashtu sic jane
duhet te ishte me zgjedhje me shume se nje pergjigje. nuk ka shqiptar qe nga pergjigjet e pyetjeve te zgjedh vetem 1. eshte e pamundur. sfidoj kedo qe ka vetem nje pergjigje.
Verejtje e sakte
E drejte, alternativat mund te qendrojne te gjitha si pergjigje, por secili duhet te zgjedhe me madhoren qe mendon
Korrupsioni dhe nformaliteti e kane mbytur biznesin e ndershem ne kete vend