Pushuesit gjithnjë e më shumë kërkojnë të shpenzojnë pushime të qeta dhe pa stres, dhe këtë e ofron më së miri koncepti i all-inclusive. Për të tërhequr më shumë vizitorë, hotelet janë detyruar të ofrojnë shërbime të përfshira për të konkretizuar një përvojë më të plotë për pushuesit.
Një nga hotelet e parat që ofroi këtë paketë për herë të parë në Shqipëri ishte rrjeti i hotelerisë Fafa. Fatos Çerenishti, president i FAFA Hotels & Resorts, tregon për podkastin “Monitor Biznes Plus” përvojën e tij në sektor dhe arsyet pse ky koncept është më i përshtashmi për hotelet në vend.
Ky podkast u mundësua nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e “Monitor” dhe jo domosdoshmërisht e Bashkimit Europian dhe Qeverisë Gjermane.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.