Banka e Anglisë (Bank of England, BoE), njoftoi normat e pandryshuara, gjerësisht të pritshme, pasi tha se politika monetare kufizuese po zbut inflacionin, por paralajmëroi se ulja e normës në qershor, nuk ishte e sigurt.
Anëtarët e Komitetit të Politikës Monetare (MPC) të bankës qendrore, votuan 7-2 pro mbajtjes së normave në të njëjtin nivel. Në mbledhjen paraprake, vetëm një anëtar votoi për ulje.
Megjithatë, MPC paralajmëroi se treguesit e qëndrueshmërisë së inflacionit, “mbeten të lartë”, duke nënvizuar se inflacioni i shërbimeve, arriti në 6% në mars dhe se ka “rreziqe pozitive”, për perspektivën afatshkurtër nga gjeopolitika.
Komiteti tha, se do të monitoronte nga afër, publikimet e ardhshme të të dhënave. Dy vlera të indeksit të çmimeve të konsumit, priten përpara takimit të ardhshëm më 20 qershor.
Vendimi mban normën kryesore bankare të BoE, në 5.25%.
“Ne duhet të shohim më shumë prova, se inflacioni do të qëndrojë i ulët, përpara se të mund të ulim normat e interesit,” tha Guvernatori i BOE Andrew Bailey.
“Unë jam optimist, se gjërat po ecin në drejtimin e duhur.”
Qershor apo Gusht?
Pritjet e tregut, janë ndërtuar që uljet e normave të interesit, të fillojnë në verë.
Disa ekonomistë, parashikojnë ulje në qershor dhe tre ose më shumë ulje në 2024, megjithëse çmimi i tregut sugjeroi një probabilitet prej 45% për këtë pas takimit.
Inflacioni total në Mbretërinë e Bashkuar, parashikohet të bjerë në mënyrë dramatike në prill, për shkak të çmimeve më të ulëta të energjisë, nga 3.2% aktuale në, nën objektivin prej 2% të BOE, sipas disa parashikimeve.
BoE tha se priste, që produkti i brendshëm bruto i Mbretërisë së Bashkuar, të rritet me 0.4% në tremujorin e parë të vitit dhe me 0.2% në tremujorin e dytë. Ekonomia ra në një recesion të cekët në gjysmën e dytë të 2023.
Ndërkohë, ajo e sheh inflacionin total afër 2%, në një periudhë afatshkurtër dhe pret që, ai të rritet pak më vonë gjatë vitit, pasi ndikimi nga tregu i energjisë zvogëlohet.
Guvernatori Bailey, theksoi mesazhin në deklaratën e tij, se MPC “do të marrë në konsideratë publikimet e ardhshme të të dhënave dhe se si këto informojnë vlerësimin, se rreziqet nga vazhdimësia e inflacionit, po zvogëlohen”.
“Ulja e qershorit nuk është një fakt i kryer, por çdo takim është një vendim i ri,” tha ai.
Paul Dales, kryeekonomist i Mbretërisë së Bashkuar në Capital Economists, vuri në dukje se BoE kishte përsëritur mesazhet e mëparshme, mbi politikën monetare, që mbetej kufizuese për “mjaft gjatë” dhe për “një periudhë të zgjatur”.
Kjo “na sugjeron se Banka, nuk po nënkupton se do të ulë normat në takimin e ardhshëm në qershor,” tha ai në një shënim.
“Por, linja e re që MPC, do të marrë në konsideratë publikimet e ardhshme të të dhënave, dhe se si këto informojnë vlerësimin, se rreziqet nga vazhdimësia e inflacionit po zvogëlohen” nënkupton se MPC, është e gatshme të ndryshojë qëndrimin e saj dhe se të dhënat do të përcaktojnë se kur të ndodhë kjo.
Të dhënat e pagave, mund të tregojnë nëse ulja do të ndodhë në qershor ose gusht, shtoi ai./ CNBC