Një praktikë e re në kulturën e punës thuhet se po shfaqet mes mijëvjeçarëve*.
Quiet quitting është një praktikë, e përhapur së tepërmi mes mijëvjeçarëve, që zakonisht kryhet nga njerëz të zhgënjyer me punën e tyre, të cilët nuk angazhohen më në punë.
Do të thotë, që dikush kryen vetëm detyrat dhe detyrimet e përcaktuara në kontratën e punës – dhe asgjë më shumë.
Përkrahësit e kësaj praktike, theksojnë se nuk është aq shumë ‘heqje dore në heshtje’, sesa ‘të bësh punën për të cilën je kontraktuar’.
Ata argumentojnë se kjo dukuri është vënë re, për shkak të kulturës toksike të vendit të punës, e cila informalisht, kërkon që njerëzit të shkojnë “mbi dhe përtej” detyrimeve të tyre.
Por, tani po shfaqet një fenomen i ri, i cili është i ngjashëm me quiet quitting, vetëm paksa i ndryshëm.
Pra, cili është ky fenomen i ri që po përqafojnë mijëvjeçarët?
Quhet quiet vacationing (pushime në heshtje) dhe është paksa e ndryshme nga praktika e mëparshme e largimit të heshtur.
Kjo ka të bëjë më shumë, me njerëzit, që nuk ndihen sikur kanë ekuilibër të mjaftueshëm mes punës dhe jetës, dhe mund të jetë një shenjë, se vendi i punës nuk ka ekuilibër të mjaftueshëm, për pushimin e paguar.
Në SHBA, 78% e punonjësve, shifër dramatike, thonë se nuk i marrin të gjitha ditët e tyre të pushimit, dhe përqindja më të lartë është në mesin e brezit Z dhe mijëvjeçarëve.
Pavarësisht kësaj, ata janë ende duke marrë pushimet e tyre – thjesht jo zyrtarisht.
Katër në 10 mijëvjeçarë, pranuan se kishin marrë pushim jozyrtar, pa u thënë menaxherit të tyre.
Të tjerë thanë, se herë pas here, lëvizin kursorin e kompjuterit herë pas here, për të treguar se ishin aktivë.
Disa njerëz i bëjnë gjërat pak më të sofistikuara, dhe madje planifikojnë emaile, për t’i dërguar jashtë orarit të punës, për ta bërë të duket sikur po punoinë jashtë orarit.
Ndërsa brezi Z, mundohet të jetë më i drejtpërdrejtë, në lidhje me pozicionin e punës, mijëvjeçarët po marrin gjithashtu atë që duan.
/ Shqip.al
*Mijëvjeçarët (të njohur edhe si Gjenerata Y) zakonisht përkufizohen si brezi i njerëzve të lindur nga 1981 deri në 1996