Në buletinin mujor të bankës thuhet se në vitin 2012, ekonomia gjermane do të rritet mes 0,5 dhe 1%, shumë më pak se 1,8% të parashikuar një muaj më parë.
Sipas raportit të publikuar javës së kaluar, ekonomia e vendit mund të gjendet shpejt në një fazë të theksuar dobësimi, për shkak të ngadalësimit të konsumeve të huaja (konsumi i brendshëm pritet të ruajë të njëjtat nivele) duke parë sinjalet jo të shkëlqyera që shënohen në eksporte.
Në përkeqësimin e parashikimeve ndikon edhe vlerësimi i borxhit publik, i cili është i destinuar të mbetet në nivele të larta për Gjermaninë në vitet e ardhshme, pra mbi 60% të PBB-së edhe për frikën e reduktimit progresiv të hyrjeve fiskale. Për këtë vit, borxhi publik gjerman pritet të zbresë nga 83,2% në 81,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në përmirësim është edhe deficiti, që këtë vit, falë ecurisë së mirë të ekonomisë në gjashtë muajt e parë të vitit, është riparë në 1% (nga 4,3% vitin e kaluar).