Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar hartimin e një manuali për të shpjeguar të dhënat e hapura. Në një takim me ministrat dhe krerët e disa agjencive të informacionit, Berisha theksoi se projektet e teknologjisë së informacionit duhet të ofrojnë garanci për funksionimin e këtij sistemi në një sportel të vetëm. Sipas tij kjo për këtë kërkohet vullnet nga të gjitha agjencitë për përcaktimin e të dhënave të hapura që do të jenë pjesë e këtij sistemi. “Kjo kërkon që ju të shqyrtoni në mënyrë imediate buxhetin për zgjidhjen e domosdoshme që do të bëni në mënyrë që sistemet tuaja të jenë pjesë integrale e projektit të inteprobalitetit” tha kryeministri.
Berisha kërkoi që botimet dhe raportet e ndryshme të auditivit të jenë të arritshme online pasi të jetë kompletuar procedura burokratike. Ai tha se duhet të kryhet studim për të gjitha faqet zyrtare të internetit për t`i kthyer në “user friendly”. Zyrat e pushtetit vendor nuk ngelën jashtë vëmendjen së kryeministrit, ku disa prej tyre duhet të rifreskojnë faqet pasi i kanë të “ndryshkura”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.