Ka qenë pikërisht rënia e eksportit të grupmallit të “materialeve të ndërtimit dhe metaleve” ai që ka sjellë këtë tkurrje të lartë të eksporteve drejt shtetit turk. Ky zë ka rënë me 82% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe i dedikohet pothuajse tërësisht ndërprerjes së aktivitetit nga kompania e prodhimit të metaleve, Kurum, si rrjedhojë e problemeve që ka pasur ky i fundit me furnizimin e energjisë elektrike. Në fakt, mos eksporti nga Kurum ka dhënë një ndikim të rëndësishëm në tkurrjen e eksporteve në total, të cilat ranë me rreth 12% në tre muajt e parë të vitit.
Rënie të ndjeshme kanë shënuar dhe eksportet drejt Zvicrës, por kjo lidhet kryesisht me ndërprerjen e eksporteve të energjisë në këtë vit të thatë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.