Ka zëra që qarkullojnë rreth potencialit të kthimit të përhershëm të kontrollit të kufijve në Evropë, por që nuk do të jetë pa kosto. Një lëvizje e tillë mendohet se mund t‘u kushtojë vendeve Shengen rreth 110 miliardë euro në dhjetët vjetët e ardhshëm, sikundër vlerëson organizata ‘think tank’ e qeverisë franceze.
Gjendur përballë presionit të votuesve evropianë alarmuar nga fluksi i madh i emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, qeveritë e disa vendeve të BE-së, kanë futur tashmë kontrolle të përkohshme kufitare me shtetet fqinje të Bashkimit Evropian (BE) edhe pse Marrëveshja e Shengenit është pjesë qendrore e integrimeve evropiane.
Në këto kushte organizata franceze e institutit ‘Stratezhi’, lidhur drejtpërdrejt me zyrën e Kryeministrit të Francës, ka vlerësuar se heqja e përhershme e lëvizjes së lirë do t’i kushtojë Evropës 0.8 për qind të prodhimit ekonomik për një periudhë prej dhjetë vjetësh, ndërsa Franca do të pësojë vetëm dëmtime prej një deri në dy miliardë euro në afat të shkurtër dhe 10 miliardë për një periudhë prej dhjetë vjetësh, e cila korrespondon me 0.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Në fakt përllogaritet se gjysma e humbjeve do të vijë nga reduktimi i vizitave turistike, 38 për qind e ndikimit të kontrollit kufitar për punëtorët ndërkufitarë dhe 12 për qind nga kostot shtesë të transportit të mallrave.