Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti në takim një delegacion nga Katari i ardhur për të vlerësuar projektin e bulevardit të ri, por edhe të disa projekteve të tjera. Basha iu bëri të ditur se fituesi projektit do të shpallet javën e ardhshme, ndërsa së shpejti do të nisë puna për projektin e detajuar i cili duhet të finalizohet brenda një viti. Po kështu do të nisin përgatitjet në terren me zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe shtyllat e tensionit të lartë. Projekti, përveç bulevardit me gjatësi 1.8 km, përmban edhe hapësira urbane të gjelbra, mundësi për investime private në të dy anët e bulevardit, ndërtimin e disa institucioneve publike dhe mbi të gjitha do të mundësojë hapjen e mijëra vendeve të reja pune. Faza e parë e këtij projekti është përllogaritur të kushtojë 36 milionë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.