Titujt e fundit të disa prej mediave kryesore bullgare kanë cituar vënien në krye të Komisionit Shtetëror të Lojërave të Fatit, Alexander Georgiev (i cili përpara marrjes së detyrës së re ka qenë në postin e zëvendësdrejtorit në Agjencinë Kombëtare të Taksave). Përveç lëvizjes së mësipërme, Komisioni i Lojërave të Fatit ka bërë edhe disa lëvizje të tjera sa i takon posteve kryesore drejtuese:
Ish-shefja, Maria Filipova, u emërua zëvendëskryetare e Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare (FSC) dhe tani është në krye të Divizionit të Mbikëqyrjes së Aktiviteteve të Investimeve. Vlen të theksohet se në fillim të 2018-s, ministri i Financave të Bullgarisë, Vladislav Goranov, shkarkoi kreun e atëhershëm të Komisionit Shtetëror të Lojërave të Fatit, Ohnemir Mitev, i cili u akuzua nga media të ndryshme se Komisioni nuk mori masa kundër reklamimeve agresive të Lojërave të Fatit në televizionet kombëtare. Përveç lëvizjeve të mësipërme, ka pasur edhe shumë kompani të famshme që janë bërë pjesë e tregut të kësaj industrie.
Kambi Group sh.p.k ka nënshkruar një marrëveshje të re me Lotarinë Kombëtare të Basteve bullgare, duke forcuar kështu partneritetin ndërmjet këtyre dy kompanive. Kjo marrëveshje e re i mundëson kompanisë Kambi që të vazhdojë të ofrojë shërbimet e saj për bastet live dhe online për website-n 7777.bg të Lotarisë Kombëtare Bullgare, si dhe të mbështesë aksesin e planifikuar të këtij operatori në Moldavi gjatë kësaj vere.
Scientific Games në bashkëpunim me Lotarinë Kombëtare të Lojërave të Fatit në Bullgari ka pasur mjaft sukses në hedhjen në treg të një serie lojërash elektronike, duke gjeneruar më shumë se gjysmë milion euro shitje, vetëm pas 24-orëshit të parë të hedhjes së tyre në treg.
Në sajë të partneritetit të ri të nënshkruar ndërmjet Scientific Games dhe Lotarisë Kombëtare Bullgare, u mundësuan për të gjithë lojtarët e interesuar, disa prej lojërave më të njohura në botë, si 88 Fortunes®, Giant’s Gold® dhe Rainboë Riches ™. Scientific Games po planifikon hedhjen në treg të më shumë lojërave të reja, duke zgjeruar në këtë mënyrë audiencën dhe për të tërhequr sa më shumë lojtarë të jetë e mundur.
Microgaming, një nga ofruesit kryesorë të softuerëve të kësaj industrie, do të ofrojë lojëra online të pokerit nëpërmjet Lotarisë Kombëtare të Bullgarisë. Marrëveshja kryesore e lojërave të pokerit, e nënshkruar nëpërmjet Prima Networks Limited, shënon herën e parë që rrjeti poker i Microgaming është vënë në dispozicion të tregut bullgar. Ky veprim është në përputhje të plotë me qëllimin strategjik të Microgaming për të vazhduar zgjerimin në disa prej tregjeve më të rëndësishme, por gjithmonë në mënyrë të kontrolluar.
Sipas Shoqatës së Tregtisë Bullgare të Prodhuesve dhe Operatorëve në Industrinë e Lojërave të Fatit (BTAMOI), në fund të 2018-s, të ardhurat e gjeneruara nga lojërat online shënuan rritje. Kjo industri pagoi 57 milionë euro taksa ndaj qeverisë, që korrespondon edhe me një rritje prej 17% në vit.
Shoqata BTAMOI tha në një deklaratë për shtyp se në periudhën 2017-2018 Industria e Lojërave të Fatit në Bullgari ka treguar rezultate shumë të mira në nivel kombëtar, mbështetur edhe në ecurinë ekonomike në rritje të vendit.
Segmenti online i Lojërave të Fatit në Bullgari përfaqëson rreth 10% të tregut të përgjithshëm të lojërave të fatit në vend. Ky segment arriti të gjenerojë të ardhura në vlerën prej 89 milionë eurosh në nëntë muaj e 2018-s, një rritje rreth 30%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.