Sot në mesditë në Nion të Zvicrës, 8 skuadrat e mbetura në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, mësuan fatin e tyre deri në finalen e madhe të 1 qershorit në Madrid
UEFA Champions League
Çerekfinalet e përcaktuara:
9 & 17 prill
Liverpool v Porto
Tottenham Hotspur v Manchester City
10 & 16 prill
Ajax v Juventus
Manchester United v Barcelona
Gjysmëfinalet:
1. Tottenham Hotspur / Manchester City v Ajax / Juventus
2. Manchester United / Barcelona v Liverpool / Porto
Fituesi i gjysmëfinales së parë (Tottenham Hotspur / Manchester City v Ajax / Juventus) u shortua si skuadra pritëse për finalen e Madridit, në Wanda Metropolitano më 1 qershor 2019.
Statistika për çiftet çerekfinaliste
Ajax v Juventus
• Finalja e sezonit 1995/1996, fituar nga italianët pas gjuajtjes së 11-metërshave (1-1 pas 120’) në finalen e Romës. Trofeu i fundit i Champions League i fituar nga bardhezinjtë.• Përballjet në kompeticionet UEFA: 6 fitore Juventus, 2 Ajax, dhe 4 barazime
Liverpool v Porto
• Liverpool eliminoi me rezultatin e përgjithshëm 5-0 Porton në raundin e 1/8-ve sezonin e kaluar. Sadio Mané shënoi tripletë në Oporto.
• Përballjet në kompeticionet UEFA: 3 fitore Liverpool, 0 Porto dhe 3 barazime.
Tottenham Hotspur v Manchester City
• Kjo do të jetë përballja e parë në kompeticionet Europiane mes këtyre dy skuadrave.
• Manchester City fitoi 1-0 në Wembley më 29 Tetor në ndeshjen e fazës së parë në Premier League. Ndeshja e fazës së dytë do të zhvillohet më 20 Prill në Etihad Stadium.
• Në 156 ndeshje mes tyre, Manchester City ka fituar 61, Tottenham 60, ndërsa 35 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Manchester United v Barcelona
• Barcelona mposhti Manchester United në dy finalet e Champions League në vitet 2009 dhe 2011. Lionel Messi shënoi nga një gol në të dyja finalet, të zhvilluara në Romë dhe në Londër.
• Barcelona dhe Manchester United janë përballur edhe në çerekfinalet e Kupës së Kupave në sezonin 1983/1984. Ndeshja e parë në Spanjë përfundoi 2-0 për katalanasit, ndërsa në Old Trafford, Djajtë e Kuq përmbysën gjithçka në shifrat 3-0.
• Përballjet në kompeticionet UEFA: : 4 fitore Barcelona, 3 fitore Manchester United, dhe 4 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Rruga për Madrid
9/10 Prill: Çerekfinalet, ndeshjet e vajtjes
16/17 Prill: Çerekfinalet, ndeshjet e kthimit
30 Prill/1 Maj: Gjysmëfinalet, ndeshjet e vajtjes
7/8 Maj: Gjysmëfinalet, ndeshjet e kthimit
Të shtunën, më 1 Qershor: Finalja – Estadio Metropolitano, Madrid