Rreth 90% e lëvizjeve të kryera përmes doganës së Morinit në rrethin e Kukësit, ku për të përballuar fluksin kanë qenë në punë 6 sportele, duke sjellë kësisoj minimizimin e radhëve në mjediset e doganës. Pavarësisht fluksit të lëvizjes në të dy anët e kufirit, kontrolli në vazhdimësi i situatës ka bërë që përgjithësisht të mos shkaktohen probleme në të dy anët e kufirit. Situatën e ka lehtësuar edhe kontrolli dhe patrullimi i përbashkët nga policitë rrugore të Shqipërisë e Kosovës i akseve rrugore nga Morini deri në Velipojë, Durrës e Kavajë gjatë gjithë sezonit turistik. “Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 528.812 persona me 100.157 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria drejt Kosovës 454.981 persona me 123.617 mjete të llojeve të ndryshme”, bëri të ditur zëdhënësi i Drejtorisë së policisë së Qarkut të Kukësit, Jaho Caushaj. Kufiri mes dy vendeve ka një gjatësi prej 123 kilometrash, prej të cilave 117 kilometra kufi tokësor dhe 6 kilometra kufi lumor. Në vijën e kufirit Shqipëri – Kosovë janë në punë 6 pika të kalimit kufitar, prej të cilave në rrethin e Kukësit janë Morini, Shishtaveci, Borja dhe Orgjosti, në rrethin e Hasit Qafë Prushi dhe në rrethin e Tropojës Qafë Morina.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.