Autoriteti I KOnkurrencës ka vendosur që të zgjasë periudhën e hetimit për tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve për kufizime të mundshme të konkurrencës, që do të jetë nga 1 janar 2010 deri në 31 Janar 2014.
Fillimisht Komisioni i Konkurrencës me anë të Vendimit nr. 292, datë 16.09.2013 kishte hapur procedurën e hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të karburanteve, për periudhën Janar 2010 – Gusht 2013.
Vendimi I Autoritetit u mor pasi gjatë periudhes hetimore vihet re se ka ndryshim te struktures se tregut ne tetemujorin e pare te vitit 2013, me hyrjen ne tregun e importit dhe shitjes ne magazine te lire doganore te ndermarrjes “Everest Oil”SHA, si dhe daljes nga tregu i importit dhe shitjes me shumice te ndermarrjes “Taci Oil International & Supply”
Gjithashtu duhet vleresuar edhe efekti i hyrjes ne fuqi te paketes se re fiskale ne date 1 Janar 2014 me Ligjin nr 180/2013 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin nr 61/2012” Per akcizat ne Republiken e Shqiperise”(i ndryshuar), ne te cilen eshte realizuar rritja e takses se qarkullimit per karburantet nga 7 leke ne 17 leke per liter.
Komisioni i Konkurrencës çmon se për vlerësimin e pasojave të ndryshimeve strukturore të ndodhura në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të karburanteve si dhe reflektimi ne treg nga ndërmarrjet i efekteve të paketës së re fiskale të vitit 2014 , duhet zgjatur periudha hetimore, për të siguruar një vendimmarrje objektive.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.