Për t’u kualifikuar, do t’ju duhet të keni të ardhura mujore prej të paktën 3,000 dollarë, dhe nëse miratohet, mund të jetoni dhe punoni atje deri në një vit (me mundësinë për ta rinovuar).
Türqia ka fillluar zbatimin e programit të vizave për nomadët dixhitalë.
Programi është i hapur për shtetasit e 36 vendeve të zgjedhura, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe pjesën më të madhe të Europës, të cilët punojnë në distancë, dhe janë nga mosha 21 deri në 55 vjeç, sipas Ministrisë Turke të Kulturës dhe Turizmit.
Për t’u kualifikuar, do t’ju duhet të keni të ardhura mujore prej të paktën 3,000 dollarë, ekuivalente me një të ardhur vjetore prej 36,000 dollarë. Kjo pagë, duhet të vijë nga një kompani me bazë jashtë Turqisë, ose nga vetëpunësimi.
Do t’ju duhet gjithashtu, një diplomë universitare dhe një pasaportë e vlefshme për të paktën gjashtë muaj pas mbërritjes në Turqi.
Pas dorëzimit të të gjithë informacionit të nevojshëm, nëpërmjet portalit online, kandidatëve të kualifikuar u caktohet një certifikatë identifikimi si nomad dixhital.
Faqja për nomadët dixhitalë e Turqisë, ofron një sërë burimesh për punëtorët në distancë, se si të fillojnë në disa nga qytetet kryesore të saj, duke përfshirë Stambollin, qytetin më të madh në vend (dhe një nga të paktët në mbarë botën, që shtrihet në dy kontinente), si dhe Izmirin dhe Bodrumin, dy qytete bregdetare të njohura nga emigrantët.
Programet e vizave për punë në distancë, janë rritur në popullaritet vitet e fundit; Turqia është vendi më i fundit, që iu bashkua ‘garës’.
Kroacia, Greqia, Mauritius, Barbados, Islanda dhe Republika Dominikane, ofrojnë gjithashtu programe për të huajt me aftësi të larta, që të aplikojnë për të jetuar atje, me kusht, që të jenë të punësuar jashtë vendit dhe të plotësojnë kritere të tjera.
Kanadaja ka njoftuar planet për një program vizash për nomadët dixhitalë dhe, në prill, Italia njoftoi vizë për punë në distancë, që lejon njerëzit me të ardhura vjetore prej të paktën 30,000 dollarë, të aplikojnë.
Japonia, gjithashtu, kohët e fundit ka hyrë në trendin e nomadëve dixhitalë, me një program të vetin për viza.
Ky hap është përpjekja e fundit e Turqisë, për ta bërë më të lehtë për të huajt, që të vizitojnë dhe të qëndrojnë brenda vendit.
Ndoshta, politikat mikpritëse të vendit, ndaj ardhjeve ndërkombëtare, është arsyeja pse Stambolli është qyteti më i vizituar në botë.
/ Shqip.al