Euro e ka mbyllur javën me 0.43 lekë më pak se në fillim të javës duke u kuotuar sot në nivelin e 139.44 lekë. Kjo situatë është rrjedhojë e gjendjen në eurozonë dhe zhvlerësimin e euro-s në bursat ndërkombëtare, sidomos kundrejt dollarit.
Situata e paqëndrueshme politike në Europë, ku kriza e thellë në Greqi ka nxitur debatet për largimin e saj nga eurozona, si dhe zgjedhjet politike në Francë ku ende ka dyshime nëse presidenti i sapozgjedhur në Francë, Hollande, do të bashkëpunojë me Gjermaninë për vijimin e masave të ndërmarra deri më sot kundër krizës, janë arsyet kryesore që po dobësojnë vazhdimisht monedhën europiane.
Ekspertët thonë se zhvlerësimi i euros pritet të zgjasë edhe gjatë javës së ardhshme, përsa kohë Europa ka paqëndrueshmëri politike dhe Greqia të jetë nën dilemën e daljes nga euro.
Kjo favorizon huamarrësit në euro, që zënë rreth 70% të totalit të kredive në sistem si dhe ndikon në uljen e çmimeve të produkteve të importuara.
Ndërkohë monedha amerikane është forcuar, nga ana tjetër, me 0.27 lekë që nga fillimi I javës. 1 dollar u këmbye sot me 107.71 lekë.
Kursi i këmbimit lek për 1 euro
07.05.2012 139,87
08.05.2012 139,75
09.05.2012 139,63
10.05.2012 139,47
11.05.2012 139,44
Kursi i këmbimit lek për 1 USD
07.05.2012 107,44
08.05.2012 107,36
09.05.2012 107,53
10.05.2012 107,67
11.05.2012 107,71
Kursi i këmbimit USD për 1 EUR
07-Maj-12 1,3072
08-Maj-12 1,3017
09-Maj-12 1,3025
10-Maj-12 1,2968
11-Maj-12 1,2948
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.