Muzetë më të njohur në botë presin miliona vizitorë çdo vit.
Ndërsa ka diçka për të parë për të gjithë, në vendet si Kina, Bregu Lindor i SHBA-së ose Europa – siç identifikohet nga Indeksi i Temave dhe Indeksi i Muzeut 2021 nga TEA dhe AECOM – kontinente të ndryshme kanë preferenca të ndryshme, kur bëhet fjalë për llojet e muzeve që pëlqehen më shumë.
Muzetë e artit dominojnë në mënyrë absolute në Europë, ku Luvri, në kryeqytetin francez Paris dhe Tate Modern në Londër, kanë një mesatare vjetore prej rreth 4 dhe 3 milionë vizitorë përkatësisht, duke marrë parasysh edhe pandeminë Covid-19.
Një mesatare vjetore prej 3 milionë personash, vizitoi gjithashtu Muzetë e Vatikanit gjatë kësaj periudhe kohore. Vendet e vizituara përfshijnë galeritë e artit dhe ekspozitat e artefakteve historike, si dhe ndërtesat e zbukuruara historike si Kapela Sistine.
Muzeu Britanik, i cili pati po aq vizitorë, është gjithashtu një muze i përzier i artit dhe historisë.
Në Azi, përzierja e artit dhe artefakteve historike, e cila shpesh përdoret për muzetë kombëtarë, është gjithashtu e njohur.
Në harkun kohor të dhënë, Muzeu Kombëtar i Kinës dhe Muzeu Nanjing, pritën mesatarisht 3.8 milionë dhe 2.6 milionë vizitorë çdo vit, duke i vendosur ata ndër muzetë më të vizituar në rajonin Azi-Paqësor.
Dy muzetë e tjerë më të vizituar në Azi, janë të një lloji tjetër: Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë i Shanghait dhe Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës në Pekin, patën gjithashtu nga 2 deri në 3 milionë vizitorë secili.
Numri i vizitorëve ishte pak më i ulët në SHBA gjatë dy viteve të fundit.
Megjithatë, midis 2.2 dhe 3.3 milionë persona në vit, ishin të prirur për të vizituar ekspozitat përkatësisht në Galerinë Kombëtare të Artit në Uashington DC dhe Muzeun Metropolitan të Artit në qytetin e Nju Jorkut.
Rreth 1.3 milion dhe 1.9 milion në vit, vizituan përkatësisht ekspozitat e shkencës dhe teknologjisë në Muzeun Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës dhe koleksionet në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore.
Të dy muzetë ndodhen gjithashtu në kryeqytetin e SHBA.
Muzetë më të vizituar për çdo kontinent
/ Statista