Ministri i Drejtësisë Nasip Naço iu ka kërkuar gjyqtarëve që të parandalojnë zvarritjet e gjyqeve, duke sjellë si shembull pozitiv efikasitetin e punës së Gjykatës Administrative, gjë që sipas tij është e pamohueshme.
Gjatë prezantimit të projektit “Për një drejtësi pa vonesa”, Naço tha se zvarritja e gjyqeve ul besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë.
“Shembujt negativë ndikojnë në perceptim te qytetarët, në uljen e besimit të tyre tek sistemi I drejtësisë por edhe në mohimin e të drejtës së palëve për një proces të rregullt gjyqësor. Jo pak raste seanca gjyqësore shtyhen edhe për mospjesëmarrje të palëve në process apo edhe për mungesë korrektësie të palëve në paraqitjen e provave” tha Naço.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.