Numri i subjekteve që kanë deklaruar aktivitet, ka shënuar rritje gjatë katër muajve të parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, sipas burimeve zyrtare nga tatimet.
Më konkretisht, bazuar në të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rezulton se numri i tatimpaguesve që kanë deklaruar aktivitet nga janari deri në prill 2018 arriti në 112,101.
Ndërsa nga janari deri në prill 2017 numri i tatimpaguesve që deklaruan aktivitet kapi shifrën prej 108,621.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i tatimpaguesve që deklarojnë aktivitet është rritur me 3,480 ose me rreth 3.2% më shumë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohon se mbetet e angazhuar për të asistuar me profesionalizëm tatimpaguesit, në mënyrë që ata të përmbushin vetë detyrimet e tyre tatimore sipas legjislacionit në fuqi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.