Të nxitur nga qëndrueshmëria e vazhdueshme e industrisë, pronarët e hoteleve dhe të shtëpive të pushimit në Europë, kanë shprehur nivelin më të lartë të optimizmit ekonomik, që nga viti 2022, në edicionin e fundit të Barometrit Europian të Akomodimit (European Accommodation Barometer).
Studimi, i publikuar nga Booking.com në partneritet me Statista, ka zbuluar se pothuajse dy të tretat (63%) e të anketuarve, besojnë se gjendja ekonomike e biznesit të tyre, do të zhvillohet pozitivisht ose shumë pozitivisht në gjashtë muajt e ardhshëm – deri në 4 pikë përqindjeje, duke shënuar rritjen e katërt radhazi, që nga publikimi i raportit të parë në 2022.
Dy të tretat e tjera (65%), raportuan zhvillim pozitiv të biznesit në 6 muajt e fundit, dhe më së shumti ata, që ndajnë pritshmëri negative, ranë në vetëm 4% – në kontrast të plotë me 17% e shprehur në 2022.
Vëmendja përqendrohet në nevojat dhe dëshirat e turistëve të mundshëm, me 50% të akomodimeve europiane, që raportojnë një prirje në qëndrime më të shkurtra, që janë preferenca mes vizitorëve, me 6 pikë përqindjeje, që nga studimi i fundit. Pothuajse gjysma e të anketuarve (48%), tregojnë se vizitorët e tyre, po rezervojnë paraprakisht, ndërsa 45% thonë se vizitorët e tyre, po rezervojnë dhoma më të lira.
Kjo e fundit, korrespondon me pothuajse gjysmën e akomodimeve europiane, që raportojnë rritje në normat mesatare ditore (48%) dhe një rritje në normat e banimit (49%). Ndoshta më e rëndësishmja, 46% e të anketuarve, raportojnë se vizitorët kanë zgjedhur politika më kufizuese të anulimit, një ndryshim nga tendenca e mëparshme drejt fleksibilitetit dhe rritje me 15 pikë përqindje, që nga sondazhi i fundit.
Mbeten një sërë sfidash makro dhe mikro-ekonomike, me të cilat hotelierët vazhdojnë të përballen: kostoja e stafit (65%) dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar (61%), ishin në krye për shumë njerëz, ndërsa faktorë të tjerë, si rritja e mundshme e taksave (58%), pasiguritë gjeopolitike (55%) dhe burokracia (53%), u identifikuan si rreziqe potenciale ekonomike për hotelierët europianë.
Megjithatë, akomodimet europiane po përqafojnë gjithashtu një mori mundësish, për të përmirësuar përvojën e të ftuarve: investimet në stil/estetikë (69%) dhe komforti (67%) renditen lart në prioritete, të ndjekura nga nxitja dhe inkurajimi i vizitave të përsëritura (67%), dhe përmirësimi i marketingut në mediat sociale (66%).
Qëndrueshmëria, mbetet e lartë në axhendë për shumë njerëz, me 41% të të anketuarve, që tregojnë se janë të shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe ndikimin, që do të ketë në biznesin e tyre gjatë tre viteve të ardhshme, dhe 45% synojnë të ndajnë, pothuajse një të katërtën e investimeve të planifikuara për përmirësime në këtë fushë.
Motivimet ndryshojnë: 67% do të investojnë, me shpresën për të bërë kursime afatgjata në kosto, që ka të ngjarë të lidhet me 78%, ku kostot e energjisë janë rrezikun numër një për biznesin e tyre. Ndërkohë, legjislacioni është në mendjen e shumë njerëzve, duke qenë se 51% synojnë të investojnë për të përmbushur kërkesat e qeverisë dhe 48% për të arritur një certifikim nga palët e treta – diçka që shihet gjithashtu, si një mundësi e madhe nga pothuajse gjysma (49% ). / Booking