Jeni një nga ata shumë punonjës të cilët mezi presin që kriza e fundit ekonomike të përfundojë? Në qoftë se po, atëherë mësoni që nuk jeni vetëm. Gjithsesi, të shpresoni nuk është zgjedhja e duhur. Është më mirë të jeni të përgatitur sesa të kapeni në befasi.
Ja pesë shenjat që tregojnë se puna juaj mund të jetë në rrezik:
Lëvizje e shpeshtë e stafit
Shihni se brenda kompanisë po bëhen lëvizje dhe çdo ditë shihni fytyra të reja? Nuk duhet të përhapet panik në këto raste, por nuk është momenti as për të qëndruar totalisht të qetë. Duhet të filloni të mendoni seriozisht situatën, përndryshe nuk është çudi të vijë edhe radha juaj “për të lëvizur”.
Ndryshime të dukshme
Një nga shenjat e sigurta që tregon se kompania juaj gjendet në ditë të vështira është atëherë kur shihni se shefi juaj nuk vjen më në zyrë me makinën e tij të dikurshme, por e ka zëvendësuar atë me një më ekonomike. Ai mund të shfajësohet duke thënë se e ka lënë në shtëpi për të “kursyer energji” por, mos i besoni. Është një tregues i qartë se të ardhurat po “shkurtohen”. Bëni kujdes, mund t’i vijë radha punës tuaj “për të kursyer energji”.
Injorimi
Keni qenë punonjësi të cilit gjithmonë i merrnin mendime për projekte dhe situata të vështira? Por tashmë kjo nuk ndodh më? Tani kolegët konsultohen me këdo që iu del përpara, përveçse me ju? Ndoshta ata dinë diçka që ju nuk e dini. Hidhini një sy listës për paralajmërim pushimi nga puna. Ku i dihet, mund të gjeni aty edhe emrin tuaj.
Kohë e lirë (?)
Më parë axhenda juaj nuk mund të merrte frymë nga takimet e ditës, ndërsa tani keni kohë të tepërt për kafe? Ndërkohë që gjithë të tjerët në punën tuaj vazhdojnë të shkojnë nëpër mbledhje ashtu si dikur? Në qoftë se ndodh kjo, atëherë do të thotë se nga një “lojtar kryesor” jeni ulur në renditje dhe mund të quheni pa frikë “i zëvendësueshëm”.
Shkurtime (?)
Madje të herëpashershme tashmë nga shefi juaj është një tregues i qartë se kompania juaj është “e dëshpëruar”. Hidhuni një sy të dhënave dhe krahasojini me ato të një viti më parë; shihni shërbime të përgjysmuara, të ardhura përtokë dhe pjesa më e madhe e kolegëve tuaj mbajnë krenarë titullin “ish”? Është thjesht çështje kohe. Koha juaj është duke ardhur.
Mos prisni që të gjitha këto më lart të ndodhin. Jini gjithmonë vigjilentë dhe vëreni me kujdes shenjat të cilat çojnë drejt rënies jo vetëm punëdhënësin tuaj, por edhe ju vetë.