Ndoshta jo shumë njerëz do të kundërshtonin idenë për të avancuar në rrugën e karrierës së tyre përmes arritjes së promovimeve. Shumica prej nesh ndoshta do e konsideronit dicka të mirë-një shenjë se ne po rritemi dhe përparojmë në mënyrë profesionale, për të mos përmendur (shpresojmë) financiare.
Procesi i përfshirë në përgatitjen për dhe sigurimin e një promovimi, si dhe performimin në rolin e ri, pasi e marrim përsipër atë, nuk është tepër i komplikuar në vështrim të parë, por mund të shpalosë një sërë nuancash dhe sfidash, në varësi të situatës suaj. Ndërsa mund të shkruhet roman për këtë temë (dhe është bërë), ekspertët do të dëhsironin të ndanin disa këshilla që ju mund ti gjeni të dobishme gjatë ngritjes në karrierë:
Përgatitja
- Sigurohuni që të jeni me të vërtetë gati për tu rritur organizatën tuaj. Është dicka e mirë ta përfytyroni veten në rolin e dëshiruar, por ju duhet të jeni në gjendje ta mbështesni me substancë. Dëshira nuk është e mjaftueshme!
- • Ushqeni rrjetin tuaj (të brendshëm si dhe të jashtëm) grumbulloni sa më shumë mbështetje të mundeni për rritjen tuaj. Nëse nuk keni ende një rrjet që funksionon sic duhet, ngritja juaj në detyrë do të jetë më e vështirë nga sa do mund të dëshironit apo përballonit.
- Kuptoni se si funksionon politika e zyrës dhe sigurohuni të jeni të përgatitur për këtë. Ju mund ti gjeni këto politika të pakëndshme, por në qoftë se ata janë një fakt i jetës, do të bënit mirë të dini se si ti trajtoni!
Të sigurosh promovim
- Pasi të keni bërë detyrat e shtëpisë (përgatitjen), filloni ti vini syrin promovimit potencial që kërkoni. Dëgjoni dhe vëzhgoni me kujdes për të mbledhur informata të dobishme që ka të ngjarë të mos jetë lehtësisht të dukshme për një spektator rastësor.
- Komunikoni në mënyrën dhe kohën e përshtatshme me pesonat e fuqishëm në rrjetin tuaj në mënyrë që të përfitoni prej tyre këshillat dhe kontaktet e mundshme me vendimmarrësit e promovimit të cilët nuk janë pjesë e rrjetit tuaj.
Performoni
- Vendosni se çfarë nuk do të bëni më. Ju ndoshta duhet lëshoni ose delegoni disa prej detyrave tuaja të mëparshme për të marrë ato të rejat.
- Varet më shumë nga njerëzit e tjerë. Ju keni nevojë për një ekip të mirë mbështetës- jo vetëm brenda kompanisë, por në jetën tuaj personale gjithashtu-për të funksionuar në kulm të efektivitetit.
- Kapuni pas prioriteteve bazë. Kjo përfshin më shumë gjumë, ushtrime (ose vijoni me cfarë keni pas bërë) dhe më shumë kohë për tu relaksuar me familjen dhe miqtë.