Edhe pse strategjia për pronësinë intelektuale dhe industriale (2010-2015) ka rreth një vit që është hartuar vetëm tani u bë e mundur mbledhja e grupit ndërinstitucional të punës për drejtimin dhe monitorimin e zbatimit të saj. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Nasip Naço tha se kjo strategji është një nga dokumentet më të rëndësishëm për garantimin dhe mbrojtjen e drejtave të pronësisë intelektuale.
Drejtoria e Përgjithshme e Patentave e Markave dhe Zyra shqiptare për të drejtat e Autorit janë dy institucionet që kanë dhe rolin kyç në koordinimin e gjithë instancave të tjera për mbrojtjen e të drejtave të autorit. Ata i paraqitën ministrit propozimet e tyre dhe panoramën e përgjithshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.