Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka zhvilluar Pyetësorin e dytë të zhvilluar në funksion të rritjes së transparences dhe në vijim të punës për përmirësimin e shërbimeve doganore ndaj biznesit.
Më shumë se 56 % e bizneseve përgjigjen se aplikimet shqyrtohen shumë shpejt dhe mbi 75 % e përgjigjeve nënvizojnë se procedurat e deklarimit, verifikimit fizik dhe vlerësimit zgjasin më pak se vitin e kaluar.
Në tërësi vlerësimi për përmirësimet që janë realizuar në procedurat doganore ka marrë përgjigje pozitive nga 87.5 % e të anketuarve dhe mbi 60 % e tyre vlerësojnë si “shumë të mirë” marrëdhënien me doganën, 32.6 % e vlerësojnë “mirë” dhe një përqindje shumë e ulët e vlerësojnë si problematike.
Edhe shërbimet online kanë marrë vlerësimet maksimale nga biznesi dhe procesimi i deklaratave të eksportit dhe importit është vlerësuar 55.9 % “shumë i shpejtë” dhe 40.1 % “mesatar”.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pohon se po vlerëson me rigorozitet të gjitha sugjerimet e biznesit në funksion te perfeksionimit të shërbimeve të saj drejt standarteve të doganave të Bashkimit Evropian brenda vitit 2030.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.