Veriu i Kosovës i ka të gjitha elementet e nevojshëm për të qenë i pavarur ekonomikisht nga qeveria e Kosovës. Njohësit e ekonomisë shprehen të shqetësuar nga bisedimet Kosovës – Serbi, nëse kësaj pjese të vendit i mbeten si njësi të pavarura gjiganti metalurgjik Trepça, Ujmani, Energjetika, Telekomunikacioni dhe Fondi, atëherë veriu do të behët një shtet në vete. Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, (STRAS), Ibrahim Rexhepi vlerëson se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nuk po zhvillohen në drejtimin e gjetjes së zgjidhjeve, por drejt shkëputjes, shkruan “Tribuna”. Ai thotë se në këtë fazë, po shkohet drejt krijimit të një autonomie për serbët, që do të funksiononte në bazë të modelit “shtet n’shtet”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.