Negociatat për pagën përbëjnë një nga pjesët më të vështira të procesit të punë-kërkimitpër këdo. Me hulumtimet dhe përgatitjen e duhur, ju mund të shmangni këto gracka të zakonta të negociatave.
Mungesa e Gatishmërisë
Sigurohuni të jeni të gatshëm për negociata. Paraqituni të përgatitur me kërkim, përfshirë edhe vetë ‘gamën’ tuaj të pagës. Nëse nuk keni negociuar kurrë më parë rreth kompensimeve, do të ishte një ide e mirë ta praktikoni me veten tuaj, me një mik, apo edhe duke ndjekur një kurs falas online. Nëse ndiheni të befasuar nga negocimi dhe nuk jeni të përgatitur, ka shumë të ngjarë të përfundoni duke siguruar një pagë më të ulët se sa keni ndërmen. Ka shumë faqe interneti (si salary.com) që mund t’ju ndihmojnë me hulumtimet.
Pranimi ofertës fillestare
Kur një kompani bën një ofertë, ata parashikojnë edhe kundër-ofertën. Si e tillë, shumica e ofertave të pagave janë pak më të ulëta se maksimumi i një punëdhënësi. Paraqituni të përgatitur me një strategji për një kundër-ofertë – mos mendoni se ju duhet të pranoni ofertën e pare që ju prezantohet. Në shumicën e rasteve, një kundër-ofertë nuk përfaqëson një ultimatum për punëdhënësit.
Negocim thjeshtmbi pagën bazë
Së fundi, kur negocioni, mos harroni se paga bazë është vetëm një komponent i paketës së ofrertës së punës. Ndërsa një punëdhënës nuk mund të jetë në gjendje të rrisë ofertën për pagën bazë, ata mund të jenë më fleksibël me ditët e pushimit, shpërblimet, opsionet e aksioneve, dhe të tjera opsione. Sigurohuni që hulumtimi juaj ti mbulojë këto fusha dhe përgatituni të shpalosni paketën tuaj ideale të kompensimit.